GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan kritikon qeverinë për nivelin e lartë të informalitetit

22:32 - 24/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan kritikon qeverinë për nivelin e lartë të informalitetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin,  Michael Granoff , ka bërë sot disa kritika për qeverinë Shqiptare. Gjatë një interviste televizive, duke komentuar raportin e fundit të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi klimën e biznesit, ai tha se informaliteti, burokracia, korrupsioni, sistem jo funksional i drejtësisë, janë tre nga arsyet pse situata është përkeqësuar.

“Shqipëria përballet me një sërë problemesh kur vjen puna tek klima e biznesit, të cilët nuk janë të reja. Qoftë in formaliteti apo korrupsioni, apo secila nga këto gjëra. Sistemi i drejtësisë, tërë këto gjëra janë probleme. Janë probleme të dukshëm. Gjithashtu, nuk janë vetëm një problem shqiptar. Janë probleme që shfaqen kudo, e më vjen keq t’ua them, shfaqen edhe në Shtetet e Bashkuara. Duke cenuar klimën e biznesit edhe në Shtetet e Bashkuara.

Pa diskutim, e cenojnë. Dhe, është detyra e qeverisë, është detyra e partnerëve, është detyra e institucioneve ndërkombëtare, të përpiqen t’i trajtojnë këto lloj çështjesh. Është gjithashtu detyra e njerëzve si ne të pikasin e të thonë, “Dëgjoni, këtu mund të funksionojmë dot, pasi këto çështje nuk janë shumë problematike, por në vendet ku do të përballemi me to, ndoshta thjesht nuk do hyjmë në atë fushë”, tha ai.

Duke vijuar më tej, ai u pyet dhe se cili është drejtimi që duhet të marrë ekonomia shqiptare. Granoff tha se, qeveria shqiptare duhet të implementojë më shumë vendin drejtë risive të reja teknologjike, duke theksuar se më parë duhet garantuar aksesi në çdo cep të vendit, në të kundërt disa banorë mbeten pa shërbime. “Nëse mendoni për atë që mund të bëjë Shqipëria, për të përmirësuar pozitën e saj ekonomike në tërësi, dhe ofruar më shumë mundësi ekonomike për qytetarët e saj, mendoj se një pjesë e madhe e kësaj lidhet me teknologjinë. Shqipëria është një vend i vogël. Është shumë larg Azisë, shumë larg Shteteve të Bashkuara. Është shumë larg vendeve të tjera. Tani, me atë çka na ofron teknologjia, aftësinë për të bërë, në fakt i eliminon kufijtë. Dikush që jeton në Shqipëri mund të kodojë për Intel në të njëjtën mënyrë sikur të ishte në Lugina e Silikonit. Ndaj, mendoj se një nga sfidat tona, sfidat për qeverinë, është të shohë çfarë ka ndodhur me teknologjinë. Dhe të shohë sesi mund ta përdorim tani këtë mjedis pa kufi për t’iu dhënë mundësi njerëzve të bëjnë karrierë, të kenë punë të mira, arsimim që do t’iu mundësojë të bëjnë gjëra që integrohen me pjesën tjetër të botës, pa u larguar nga Shqipëria”, tha ai, duke këkruar nga qeveria që të jetë më shumë bashkëpunuese me bizneset.

Etiketa: Fondacionikritikaqeveria

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Para
Apple ndalon shitjen e produkteve online në Turqi

Apple ndalon shitjen e produkteve online në Turqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com