GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëmtimi i argjinaturës së Mjedës, Komiteti i Digave: Rrezikohen 5.500 banorë, MBZHR ndërhyrje emergjente

08:09 - 21/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmtimi i argjinaturës së Mjedës, Komiteti i Digave: Rrezikohen 5.500 banorë, MBZHR ndërhyrje emergjente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është kërkuar ndërhyrje emergjente për rehabilitimin e argjinaturës së Mjedës e cila ka pësuar dëmtime. Mbledhja e fundit e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha e ka cilësuar këtë si një çështje me rëndësi të veçantë teksa ka bërë një parashtrim mbi konstatimin si dhe rrezikun që u kanoset 5500 banorëve nëse nuk merren masa.

Vendimi i datës 25 maj 2023 “Për zgjidhjen e problematikave të konstatuara në kompleksin e strukturave hidraulike të HEC- Ashtës dhe Argjinatura e Mjedës” nënvizon se në mbështetje të Ligjt Nr. 8681, date 02.11.2000 “Për Projektimin, Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Mirëmbajtën e Digave dhe Dambave”, VKM Nr. 147, date 18.03.2004 “Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave”, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në mbledhjen e datës 25.05.2023 mori në shqyrtim problematikat e konstatuara në strukturat hidraulike të HEC Ashtës dhe argjinaturës së Mjedës dhe të dhëna në Raportin vjetor për vitin 2022 të kompanisë ENERGJI ASHTA shpk.

Bazuar tek ky Raport, rezulton se pjesa e poshtme e argjinaturës së Mjedës është e dëmtuar në disa pjesë të saj duke rrezikuar afro 5 500 banorë në zonën urbane të Mjedës që ndodhet poshtë kësaj argjnature.

“Gjithashtu shumë pjesë të betonit në pjesën e poshtme të shkarkuesit të Spatharës janë të dëmtuar. Duke patur parasysh faktin se këto struktura janë objekte ndërtimore nivelngritëse dhe ujëmbledhës formues si dhe prishja e mundshme e tyre përben rrezik për banorët e zonës urbane të Mjedës, i githë ky kompleks duhet të trajtohet si objekt i rëndësisë së veçantë” thuhet në vendim. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha pas diskutimeve ka vendosur që lidhur me këtë problematikë të merren masa urgjente.

Kështu në pikën e parë të vendimit Komiteti i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) të marrë masa emergiente për rehabilitimin e argjinaturës së Mjedës në bazë të një studimi të gjendjes aktuale, analizë të hollësishme tekniko-ekonomike dhe hartimit të një projekti zbatimi të hartuar nga ekspertë të licencuar për projektimin e digave të mëdha.

Ky projekt duhet të dorëzohet për tu shqyrtuar dhe miratuar në KKDM përpara fillimit të sezonit të reshjeve. Në pikën dy vendimi thotë se kompleksi i strukturave hidraulike të HEC Ashtës duke përfshirë strukturën hidraulike të Spatharës dhe argjinaturën e Mjedës të trajtohen si objekte të rëndësisë së veçantë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të mësipërm.

“Për rrjedhojë shfrytëzuesit e këtyre strukturave duhet ti mirëmbajnë dhe monitorojnë të gjithë elementet e këtij kompleksi dhe të informojnë KKDM të paktën dy herë në vit për gjendjen e strukturave, masat e monitorimit dhe të sigurisë që janë marrë si dhe të hartojnë planet e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile për shkak të prishjes së mundshme të ndonjë prej këtyre elementeve. Këto plane dhe harta të përmbytjeve duhet të dorëzohen pranë KKDM / SKDM brenda fillimit të sezonit të reshjeve” thuhet në vendim./ Monitor

Etiketa: Dëmtimi i argjinaturësMBZHRMjedë

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
Konflikt rajonal? Kurti ironizon Escobar: Pyesni Edi Ramën, ai di më shumë

Konflikt rajonal? Kurti ironizon Escobar: Pyesni Edi Ramën, ai di më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com