GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konflikt rajonal? Kurti ironizon Escobar: Pyesni Edi Ramën, ai di më shumë

08:11 - 21/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Konflikt rajonal? Kurti ironizon Escobar: Pyesni Edi Ramën, ai di më shumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gabriel Escobar, emisar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u paraqitën në “Këshillin Atlantik”, një institut i njohur amerikan për marrëdhënie ndërkombëtare. Në këtë intervistë, relativisht të shkurtër, Escobar u mundua të jepte disa mesazhe.

Së pari, Escobar u tregua jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Madje, për herë të parë, përfaqësuesi amerikan e përdori një sintagmë goxha alarmuese. Në “Atlantic Council”, z. Escobar vlerësoi se tensionet në veri janë aq të mëdha sa kanë potencialin për t’u shndërruar në “konflikt rajonal”.

Për shkak të këtij potenciali për zgjerim të tensioneve në veri në përplasje rajonale, Escobar deklaroi se ShBA-ja e përkrah BE-në.

“Jam shumë i shqetësuar, kjo (situatë) ka potencialin për t’u shndërruar në konflikt rajonal. Prandaj ne jemi shumë, shumë mbështetës në iniciativën evropiane, duhet të jetë nismë evropiane. Këto shtete janë në Evropë, aspiratat e tyre më të mëdha janë të bëhen pjesë e Evropës dhe përderisa ata normalizojnë raportet e tyre, ata po ashtu harmonizojnë sistemet e tyre me Evropën.” – deklaroi ai.

Por në këtë intervistë, amerikani Escobar e kundërshtoi togfjalëshin “milici fashiste”, të përdorur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në botëkuptimin e Escobarit, një gjuhë e tillë e përdorur nga Kurti, nuk i shërben atmosferës së pajtimit.

“Ne, po ashtu, kemi thënë se kushdo që e sulmon KFOR-in apo Policinë e Kosovës, duhet të përballet me pasoja. Por komandanti i KFOR-it na tha që 90 për qind e atyre që u shfaqën (në protestë) ishin protestues paqësorë dhe nuk mund të përdorësh termin “grup fashistë” ndaj të gjithë qytetarëve të veriut. Nuk është ndihmuese në krijimin e një atmosferë të pajtimit” – deklaroi Escobar.

Me këto deklarata të Escobarit, u pajtua edhe Lajçak, duke shtuar se përveç ushtarëve të KFOR-it e policëve kosovarë, në veri sulmuan edhe gazetarët.

“Nuk kishte vetëm ushtarë të KFOR-it dhe të policë të Kosovës, por edhe gazetarët po ashtu u sulmuan dhe qytetarë të tjerë. Kjo nuk është e pranueshme.” – deklaroi z. Lajçak.

Reagimi i Kurtit

Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sigurisht, Kurti u pyet në lidhje me këtë alarm të diplomatit amerikan. Në një konferencë për media në objektin e Qeverisë së Kosovës, Kurti fillimisht e komentoi pyetjen, duke thënë se pyetja ishte shtruar në konferencën e gabuar.

“Në veri të Kosovës, e kemi KFOR-in, e kemi EULEX-in, e kemi para së gjithash dhe mbi të gjitha, Policinë e Kosovës, e cila po zbaton rendin dhe ligjin, dhe kemi struktura ilegale të Serbisë. Është një konflikt ndërmjet një një republike demokratike me policinë me profesionale dhe të orientuar nga Perëndimi në rajon, dhe, anën tjetër, struktura kriminale të një shteti autokratik.

Është një konflikt mes këtyre dyjave dhe unë besoj se në mes të këtyre të dyjave, nuk do të duhej të kishte zyrtarë, diplomatë, politikanë të Perëndimit demokratik që ka dilema se cila është ana e drejtë. Konflikt rajonal, siç paska thënë amisari amerikan Escobar, po iu besoj juve se unë nuk e kam parë, i bie që nuk janë veç dy shtete, ka më shumë se dy shtete. Tash mbase ndodheni në konferencën e gabuar për media”, deklaroi fillimisht ai.

Pas fjalive hyrëse, Kurti u tregua pak ironik, duke deklaruar me shpoti se cili vend tjetër në rajon do të mund të hynte në luftë si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës. Madje, mospërfillja ndaj shqetësimit të Escobarit, kaloi në cinizëm edhe ndaj kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.

“Është dashur të jeni në konferencën tjetër ta pyesni atë, cilat shtetet tjera përveç Kosovës dhe Serbisë, besoni që do të përfshihen, meqë thoni se konflikti do të jetë rajonal. Unë nuk e di. Mali i Zi? S’ma merr mendja. Maqedoni? S’besoj. Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar Beogradin? Ndoshta, por ju atje duhet t’i pyesni, sepse unë i di shumë gjëra, por jo edhe aq shumë. Pra do të duhej që emisarin amerikan Escobar ta pyesni kur ka thënë konflikt rajonal, se cilat shtete i ka menduar përveç Kosovës e Serbisë”,shtoi Kurti.

 

 

Etiketa: EscobarKryesore1KurtiRama

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
DASH mbështet aksionin policor të Shqipërisë në kampin e opozitës iraniane

DASH mbështet aksionin policor të Shqipërisë në kampin e opozitës iraniane

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com