GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

‘Marrëveshja e Drejtësisë me Hunter Biden qelbet erë: Si u deshën pesë vjet për kaq gjë?’

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Marrëveshja e Drejtësisë me Hunter Biden qelbet erë: Si u deshën pesë vjet për kaq gjë?’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Editorial nga ‘New York Post’

Si mund të duhen pesë vjet për të dalë me këtë zgjidhje?

Ashtu siç i druheshim prej shumë kohësh, investigimi pesëvjeçar i Hunter Biden po mbyllet me një marrëveshje për pranim faji për akuza që Departamenti i Drejtësisë nuk mund t’i shmangte – sepse rekordi publik e ka përcaktuar fajësinë e Hunterit prej kohësh.

Kjo bie erë, sepse nëse kjo do të ishte vërtet gjithçka për të cilën Hunter është fajtor, atëherë nuk do të ishte dashur kaq shumë kohë, dhe nuk do të ishte mbështjellë me kaq shumë mister.

Hunter në thelb e ka pranuar fajësinë për akuzat për shmangie taksash vite më parë kur ai (apo një “mik” i pasur) i pagoi taksat e prapambetura. Dhe ai efektivisht u rrëfye për akuzat për armëmbajtje në autobiografinë e tij, kur shkruan për përdorimin e madh të drogës në kohën kur aplikoi për armë pa e përmendur atë.

Dhe e dimë që Shërbimi Sekret e mori armën pasi e dashura e asaj kohe e hodhi në një kosh plehrash publik.

Por për krime të tjera të qarta e të dukshme nuk u ngritën padí: Ai kurrë nuk u regjistrua si agjent i huaj, edhe pse laptopi i tij dhe provat e tjera tregojnë se po lobonte. Ai përdorte hapur ndikimin – i vetmi shpjegim i mundshëm për milionat që bëri në Ukrainë dhe Kinë është mbiemri i tij.

As prokurorët nuk duket se kanë ndjekur indikacione të qarta për pastrim parash (pará të transferuara përmes një rrjeti të gjerë llogarish te anëtarë të tjerë të familjes) apo edhe trafikim seksual (përsëri, mjafton vetëm laptopi për të parë pagesa të shumta për prostituta të gjitha llojeve).

Në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht, e dimë që IRS (me sa duket me udhëzim nga Departamenti i Drejtësisë) e shkurtoi ekipin e ekspertëve që kishte gërmuar në rrjetin e gjerë të llogarive të Hunter.

I ishin afruar shumë? Si mundën zëvendësuesit e tyre ta përfundonin punën brenda pak javëve, në mënyrë të tillë që prokurorët, në mirëbesim, të vendosnin kundër akuzave?

Po për akuzat e sinjalizuesit për ndërhyrje politike në këtë rast dhe për hakmarrje ndaj sinjalizuesve?

David Weiss, Prokurori i shtetit Delaware, pretendon se hetimi është “duke vazhduar”, por kjo tingëllon si një shmangie për të mbajtur republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve larg shpinës së vet. Avokati dhe miqtë e Hunterit po e trajtojnë këtë si fundin e historisë.

Dhe çfarë fundi është! Hunter i hedh paq edhe për shkak të standardeve të ulëta të vendosura nga akuzat. Kundërvajtjet për taksat. E vetmja vepër penale me të cilën mund të përballej, mbi armën, zhduket kollaj nëse Hunter nis e sillet mirë.

Përsëri, ky hetim nisi më 2018 dhe ne e dimë se FBI kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë mbi akuzat e ngritura më në fund – ndoshta para, dhe me siguri menjëherë pas, zgjedhjeve 2020.

A duhet të besojmë se ata u vonuan kaq shumë sepse po kërkonin krime më të rëndësishme (siç tregon vendosja e një ekipi të lartë të IRS), vetëm për të vendosur papritur (pasi pushuan atë ekip!) se nuk mund të provonin asgjë tjetër?

Pavarësisht parregullsive të dukshme të Departamentit të Drejtësisë që hetonte djalin e presidentit (dhe pasi ai president vazhdimisht, me zë të lartë dhe publikisht, e shpalli djalin e vet të pafajshëm), Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland refuzoi të emëronte një prokuror të pavarur për të marrë këtë çështje.

Nëse një prokuror special me integritet të qartë do ta kishte ofruar tani këtë marrëveshje për pranimin e fajësisë, sërish do të vinte erë, por mund të ishte diçka që publiku mund ta gëlltiste.

Por siç qëndrojnë gjërat, i vetmi përfundim i mundshëm është që Drejtësia është e korruptuar.

Etiketa: hunter bidennew york post

Lajme të lidhura

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve
Breaking Views

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

19:49 - 07/06/26
Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin
Breaking Views

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

19:31 - 07/06/26
Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja
Aktualitet

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Para
SPAK gjen vajzën e videos seksi me Gjicin, ja kush është

Video-skandali me Gjicin, a mund t’a marrë statusin e të penduarës Alma.K?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve
Breaking Views

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

19:49 - 07/06/26

Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai...

Lexo më shumë
Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

19:31 - 07/06/26
Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

18:52 - 07/06/26
PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët

18:41 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom giriş