GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bilanci tragjik, në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 persona

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Bilanci tragjik, në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 pakistanezë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaulah Khan. Anija u fundos në Greqi, më 14 qershor.

Ministri Khan tha se shumë prej tyre janë të zhdukur dhe mund të kenë vdekur në një nga incidentet më vdekjeprurëse në Detin Mesdhe.

Khan u tha deputetëve në Parlament se rreth 700 emigrantë ishin në anije, kur ajo u fundos më 14 qershor. Vetëm 104 persona, përfshirë 12 pakistanezë, u shpëtuan dhe 82 trupa u nxorën.

Khan theksoi drojën se shumë nga pakistanezët e zhdukur kanë vdekur. “Deri më tani, 281 familje kanë kontaktuar me qeverinë duke thënë se djemtë ose të dashurit e tyre mund të kenë qenë në mesin e atyre që ishin në anije”, tha ai. Aktualisht, zyrtarët po mbledhin mostra të ADN-së nga njerëzit që thonë se anëtarët e familjes së tyre ishin në anije, për të ndihmuar në identifikimin e trupave.

Gjithashtu, Qeveria nisi aksionin kundër trafikantëve të qenieve njerëzore që organizuan udhëtimin për pakistanezët, me një anije peshkimi, shumë prej të cilëve kërkonin punë në Evropë. Policia deri më tani ka arrestuar së paku 17 të dyshuar në lidhje me këtë rast. Zyrtarët thonë se viktimat u paguanin kontrabandistëve nga 5,000 deri në 8,000 dollarë për udhëtimin. Shumë nga pakistanezët e zhdukur janë nga provinca lindore më e populluar e Punjabit dhe qytetet e largëta në Kashmir, nga rajoni i kontestuar në Himalaje, i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë. Pakistani po përjeton një nga krizat e tij më të rënda ekonomike, me inflacion deri në 45 për qind në muajt e fundit, ndërkaq shumë të rinj kanë rrezikuar rrugën e tyre drejt Evropës, për të gjetur punë më të mira.

Etiketa: bilanciGreqitragjik

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Duka: Asllani do jetë një yll i nivelit botëror, për Kumbullën jam i bindur se…

Duka: Asllani do jetë një yll i nivelit botëror, për Kumbullën jam i bindur se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26

Drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure (30 shtator) në Prokurorinë e Posaçme...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com