GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sveçla: ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ të shpallen organizata terroriste

16:43 - 24/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Sveçla: ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ të shpallen organizata terroriste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe, njëherësh, konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën janë zbuluar një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake, ka thënë se situata ka degraduar në kulm pas agresionit të Serbisë me ç’rast ka rrëmbyer 3 policë, më 14 maj, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, njofton RTK.

“Duke marrë shkas nga këto akte kundër ligjit ne kemi intensifikuar punën për të siguruar qetësi dhe ambient të sigurt për të gjithë qytetarët, që të parandalohen tentativat për eskalim të situatës dhe cenim të rendit, të sigurisë e të sovranitetit të vendit dhe janë realizuar arrestime të shumta duke vënën në pranga kriminelë të cilët në të kaluarën për vepra të ngjashme janë toleruar e janë amnistuar. Të njëjtit kanë sulmuar gazetarët e pjesëtarë të KFOR-it  e me vite kanë kërcënuar e shantazhuar qytetarët tanë e veçanërisht komuniteti serb”, deklaroi Sveçla.

 

Sundimi i ligjit për ne është prioritet

Ministri Sveçla tha se sundimi i ligjit për ne është prioritet, mbi bazën e të cilit po veprohet, duke shtuar se sovraniteti i Republikës së Kosovës është i paprekshëm.

“Andaj të gjitha këto veprime policore që po ndodhin, arrestimet të cilat po bëhen, dëshmojnë se ne nuk mund të zbrapsemi ndaj kriminelëve dhe qëndrojmë të angazhuar për zbardhjen e të gjitha sulmeve dhe ruajtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim”, derisa shtoi se nuk do të ndalet përkushtimi i përbashkët për ligjshmëri, kushtetutshmëri e legalitet në çdo cep të vendit”, theksoi ministri Sveçla, duke vënë në pah aksionin e djeshëm në Zveçan, ku, sipas tij, Policia e Kosovës, AKI ka bërë të mundur shmangien e një sulmi të planifikuar terrorist ndaj Republikës së Kosovës.

Ndryshe mbrëmë është zbuluar një makinë me targa të Beogradit, në të cilin janë zbuluar sasi të mëdha të armatimit, mjeteve eksplozive dhe të municioneve të ndryshme luftarake.

Ministri Sveçla bëri të ditur se në kuadër të këtij arsenali të armatimit ka shenja që ndërlidhen me, siç tha ai, grupe ilegale si: ‘Brigada e Veriut’, shenja dalluese të njësiteve ruse, radiolidhje të ngjashme me ato të konfiskuara në zyrën e Aleksandar Filipoviqit, (ish-shef i njësisë së Operativit në Drejtorinë rajonale të veriut, i shpërblyer nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq), në Leposaviq.

“E gjithë kjo është një dëshmi e radhës që vërteton se Aleksandar Vuçiq, përmes grupeve e organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, deklaroi Sveçla, ndërsa shtoi se kontingjenti i armëve të kontrabanduara është më i madh se kaq, duke argumentuar më tutje se vetura me armatim është pronë e një ndërmarrjeje publike shtetërore të Serbisë,  Shoqëria Aksionare e Hekurudhave të Serbisë.

 

Organizatat “Mbrojtja Civile” e “Severna Brigada” të shpallen organizata terroriste

Më tej, ministri Sveçla bëri të ditur se në ditët në vijim nga Qeveria e Kosovës do të kërkojë që organizatat si: “Mbrojtja Civile” e “Severna Brigada” të shpallen organizata terroriste, me çka lufta ndaj këtyre organizatave do të jetë edhe më efikase.

Etiketa: KosovaSerbiaSvecla

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Basha: S’jam kryetar i PD, në zgjedhjet e fundit pamë tallava

Basha nis fushatën për kreun e PD, ja ku zhvillon takimin e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com