GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksidenti tragjik në Bullgari, prokurori: Janë gjetur 44 trupa, 1 i zhdukur

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti tragjik në Bullgari, prokurori: Janë gjetur 44 trupa, 1 i zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gabimi njerëzor është dyshimi kryesor që besohet të ketë shkaktuar aksidentin me autobusin e Maqedoninë së Veriut në një autostradë të Bullgarisë, ka deklaruar në Sofje, Zëvendës kryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov.

“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

“Nga autopsitë rezulton se të gjithë pasagjerët kanë vdekur nga ngufatja prej tymit, jo nga goditja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit”, tha Sarafov në konferencë për media më 25 nëntor.

Ai ka thënë se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, tetë kanë mbijetuar ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.
“Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se janë shpëtuar tetë persona, jo shtatë. Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar”, ka thënë prokurorja Sijka Mileva.

Prokurorët bullgarë hodhën poshtë gjithashtu spekulimet për ndonjë akt terrorist.
“Versioni për ndonjë akt terrorist është hulumtuar siç duhet nga ne. Ne e refuzojmë kategorikisht atë,” tha Sarafov.

Dyshimet se në autobus ka pasur karburante, që mund të jetë bartur për kontrabandë, gjithashtu është hedhur poshtë si mundësi për shpërthimin e zjarrit.
“Ka pasur informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburanteve, benzinë dhe dizel dhe se ato mund të kenë qenë shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Kjo pistë është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazuar. Tre bidonë u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji, pra nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Kjo nënkupton se zjarri nuk është shkaktuar nga karburanti”, tha Sarafov.

Bullgaria, vend anëtar i BE-së me 6.9 milionë banorë, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit.
Ndër të fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë.

Etiketa: aksidentBullgaridetaje

Lajme të lidhura

“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Para
“Firmosi për Kuvendin e Berishës”, delegatja e PD-Palokës: Më tregoni formularin

“Firmosi për Kuvendin e Berishës”, delegatja e PD-Palokës: Më tregoni formularin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com