GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kongresmeni i bën apel perëndimit: Nuk duhet lejuar që Kosova të…

21:17 - 24/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresmeni i bën apel perëndimit: Nuk duhet lejuar që Kosova të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Serbia në veçanti nuk duhet të tolerohet për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke përfshirë shkeljen e sovranitetit të Kosovës. Kështu tha kongresmeni amerikan për Bronksin, Ritchie Torres.

Në një intervistë për Euronews Albania, Torres ka folur hapur në shumë raste për qëndrimin e ashpër ndaj Kosovës në mes të tensioneve të shtuara në lidhje me Serbinë fqinje.

Në intervistën me Alice Taylor në “Inside Albania”, ai shpjegoi se Kosova është lider në demokracinë rajonale dhe nuk duhet të ndëshkohet.

“Kosova po bëhet më demokratike, ndërsa Serbia po bëhet më autokratike. Kosova është aleate e palëkundur me Perëndimin, ndërsa Serbia është në thelb një satelit në orbitën e Rusisë.”

Kur u pyet pse mendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ashpër ndaj Prishtinës, Torres tha se do të dëshironte të kishte një përgjigje, por është e qartë që Perëndimi po ndjek “një qasje të njëanshme që favorizon Serbinë dhe diskriminon Kosovën”.

“Pse duhet Shtetet e Bashkuara t’i kërkojnë Kosovës të heqë dorë nga kryetarë të zgjedhur në mënyre demokratike, një akt nëpërmjet të cilit ushtrohet sovraniteti kombëtar, pa dënuar Serbinë për nxitjen e padrejtësisë në veri?”

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan më 26 maj kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore u përpoqën të hynin në zyrat komunale.

Protesta dhe dhuna shpërthyen në komunat veriore dhe mbi 30 trupa të NATO-s u plagosën, së bashku me gazetarë, protestues dhe policë.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej me arrestimin e tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës dhe dërgimin e tyre në Serbi, gjë që shkel drejtpërdrejt marrëveshjen e Kumanovës.

“Vëreni se si Bashkimi Europian nuk ka thënë asgjë për arrestimin e policëve kosovarë nga regjimi serb. Pra, ka perceptim të një standardi të dyfishtë brenda diasporës shqiptare dhe në mesin e zyrtarëve që e mbështesin diasporën shqiptare, siç jam unë,” tha Torres.

Ai e quajti heshtjen nga BE “të pashpjegueshme”.

“Heshtja e Bashkimit Europian është shurdhuese dhe e pashpjegueshme për mua. Çfarë do të fitojë Perëndimi nga një politikë pajtimi me një Serbi autokratike, duke izoluar Kosovën demokratike?” pyeti ai.

Torres theksoi që Kosova konsiderohet demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Sipas vlerësimeve të pavarura, Kosova është kaq demokratike sa ka siguruar një grant prej më shumë se 200 milionë dollarësh nga Korporata amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit, që është njohje e përparimit që Kosova ka bërë drejt mirëqeverisjes, ndërsa Serbia po lëviz në drejtim krejt të kundërt,” vijoi ai.

Torres gjithashtu tha se Serbia ka refuzuar herë pas here të ndëshkojë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin për “pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”.

Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nëse do të kishte mundësi, Ritchie tha: “Do ju thoja të dyja palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por do të isha i qartë ndaj Serbisë që nuk do ta tolerojmë aspak destabilizimin që po shkakton në veri.”/Syri

Etiketa: Kongresmeni amerikan TorresKosova

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Kupa e Shqipërisë/ Tirana vjen e cunguar, Egnatia me grupin e plotë

Ka shumë motive për t’u shqetësuar, Tirana zhgënjen në derbin ballkanas

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com