Dashi
Ka rrezik të mos arrini dot ta frenoni veten tuaj sot dhe të futeni në probleme. Edhe mendimet do i keni të paqëndrueshme. Nëse keni një lidhje do mbizotërojë tensioni dhe do ketë debate. Gjithsesi kjo nuk duhet t’iu pengojë të thoni me zë të larte ato që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një dashuri shumë të bukur. Do kaloni një ditë goxha romantike. Në punë nuk do jeni mjaftueshëm të ndërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodheni. Mundet të kapeni për gjëra elementare me kolegët dhe do ju duket sikur ua kanë ata fajin. Me financat do keni fat dhe ato do fillojnë të rriten pak nga pak. Përgatisni ndonjë udhëtim të shkurtër sepse të gjitha kushtet do i keni.
Demi
Gjatë gjithë kësaj dite Hëna do ju bëjë me humor të mirë dhe do i merrni gjërat me pozitivitet. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Romanca do trokasë ne portën tuaj pasi jeni shumë kureshtarë dhe do eksploroni gjëra të reja. Ju beqarët do keni surpriza në jetën tuaj sentimentale. Lëreni veten të lirë dhe tregohuni më të hapur. Nëse jeni në një punë që gjithë kohës kontaktoni me publik, sot do kaloni edhe ndonjë situatë të vështirë. Do ju duhet të mundoheni pak për t’i bindur ata. Financat do fillojnë të rriten, por ju nuk duhet ta bëni shume publike këtë gjë sepse ata që ju rrethojnë mund të përfitojnë.
Binjakët
Edhe pse do jeni optimistë gjatë kësaj dite duhet të tregoheni edhe pak më të kujdesshëm me hapat që do hidhni. Mos u nxitoni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të tregoheni të matur. Do keni keqkuptime me partnerin dhe debate prandaj mirë është të jeni më diplomatë dhe të kujdesshëm. Zgjidhni fjalët e duhura për të kërkuar diçka. Ju beqarët do kërkoni më shumë se kurrë një lidhje të qëndrueshme, por sot nuk do keni fat. Në punë gjërat nuk do rrjedhin ashtu si i kishit ëndërruar dhe kjo do ua shtojë ankthin. Gjithsesi po bëtë durim dhe po nuk u nxituat për asgjë situata edhe mund të rregullohet shpejt. Financat nuk do jenë të mira. Nëse ju duhet të bëni shpenzime, tregohuni të kujdesshëm.
Gaforrja
Hëna do ua bëjë mendimet konfuze gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë të ecni para. Kujdes duhet të bëni edhe me impulsivitetin. Ju të dashuruarit do keni nevoje për mbështetjen e miqve. Gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet në lidhjen tuaj dhe do jeni të mërzitur. Ju beqarët duhet t’i besoni intuitës për të gjetur personin e duhur. Të jeni të sigurt se ajo nuk do iu zhgënjejë. Në punë mos i refuzoni propozimet që do ju bëhen dhe mos merrni vendime të nxituara sepse do keni vështirësi shumë më të mëdha. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme të mëdha. Flisni me specialistët dhe miqtë në mënyrë që t’iu japin këshilla të vlefshme.
Luani
Gjatë gjithë kohës do ndiheni të turbullt gjatë kësaj dite dhe mund të bëni çmenduri për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit do keni një ditë me shumë tension, por edhe me shumë pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njëri- tjetrin, por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për ju beqarët pritet një ditë e veçante dhe me emocione të forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar sepse do pendoheni më pas. Në punë bëni kujdes me disa propozime që do ju bëhen sepse po i pranuat do ju shfrytëzojnë. Ecni me parime dhe mos nxitoni për asgjë. Me buxhetin nuk do keni probleme. Bëni dhe shpenzime, por gjithmonë duke pare gjendjen e portofolit
Virgjëresha
Neptuni do përballet me Hënën sot dhe do jeni shumë ëndërrimtarë. Do i shihni gjërat në një mënyrë ndryshe dhe larg realitetit. Nëse keni një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Në këtë mënyrë edhe ai do e kuptojë më mirë sesa e doni. Do ndiheni edhe vetë të çliruara. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë. Në punë, mënyra juaj e veçantë për të rregulluar çdo çështje do ju ndihmojë të dilni nga qoshsokaqet ku jeni futur. Do jeni më progmatikë dhe më origjinalë. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e mirë. Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Mendohuni mirë para se të bëni ndonjë shpenzim sado i vogël të jetë.
Peshorja
Gjatë gjithë kësaj dite do keni ide brilante dhe do mbeteni realistë si më parë. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Lumturia që do ndieni ju të dashuruarit do ju bëjë që të jeni të qeshur gjatë gjithë kohës. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do të mbizotërojnë në jetën tuaj. Për ju beqarët priten dashuri të mëdha, madje më të mëdha sa mund ta kishit menduar. Shfrytëzojeni çdo minutë. Në punë do ju lindin disa ide të reja sesi të arrini atje ku e keni planifikuar. Me maturi dhe këmbëngulje keni për t’ia dalë mbanë. Planetët do ndikojnë direkt në financat tuaja sot. Ato nuk do jenë shumë të mira, por dhe nuk duhet të qaheni pasi ka edhe me keq se ju.
Akrepi
Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos e mbivlerësoni veten dhe të mos tregoheni mendjemëdhenj. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një ditë shumë premtuese. Fati do ju ndihmojë dhe mjedisi do jetë mjaft harmonik. Përfitoni sa më të mundeni. Nëse zemra juaj është ende e lirë do keni mundësi të takoni dashurinë që keni ëndërruar prej kohësh. Në punë asgjë nuk ka për të shkuar si e kishit menduar. Mos u sforconi kot, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Mund të keni edhe vonesa dhe do merrni disa kritika nga shefat. Në planin financiar nuk do keni shumë fat, por as surpriza të këqija. Mundohuni të menaxhoni mirë buxhetin tuaj dhe mos bëni shpenzime marramendëse.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do e keni vizionin shumë të qartë dhe nuk do e keni të lehtë të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhe ndonjë gjë e veçantë. Përgjithësisht do mbizotërojë një klimë e qetë dhe harmonike. Në fakt kishit nevojë për pak relaks. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe do braktisin miqtë. Kujdes sepse do ua keni nevojën, por do jetë vonë për ta përmirësuar situatën. Përfitoni nga kjo ditë për të dale dhe për t’u argëtuar. Në punë do jeni disi më kreativë dhe do dini t’i joshni edhe kolegët që mendoni se mund t’iu ndihmojnë. Do ndërmerrni përgjegjësi të reja dhe do ja dilni mbanë. Financat do jenë pozitive. Mos u merakosni për paratë që do shpenzoni sepse buxheti do përmirësohet.
Bricjapi
Mërkuri do ju bëjë paksa impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni disa hapa të gabuara. Do i keqkuptoni disa situata dhe mund të gaboni. Nëse jeni në një lidhje duhet të flisni më tepër me partnerin dhe dëshirat që keni do ju bëhen realitet. Komunikimi është baza e një marrëdhënieje. Ju beqarët nuk duhet të qëndroni në vend duke pritur që dashuria të vijë tek ju. Shkoni ju tek ajo. Në punë do hezitoni për të hedhur hapa sepse nuk do ndiheni plotësisht të sigurt. Nuk do mungojë as ndonjë kritikë nga shefat që do ju bëjnë të ndiheni pak keq. Falë mbështetjes së planetëve mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më të mëdha. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar.
Ujori
Në shumë momente do jeni konfuzë sot dhe nuk do jeni të qartë për hapat që do hidhni. Mund te bëni gabime për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit nuk duhet të prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi flisni me të dhe i thoni të vijë tek ju. Ju pret një ditë shumë e bukur dhe plot ndjenjë. Ju beqarët duhet të përfitoni sa më tepër nga kjo ditë për të dalë nëpër takime. Pranojini ftesat që iu bëhen. Në punë asgjë nuk do funksionojë ashtu si ju e keni menduar megjithatë nuk duhet ta lëshoni aspak veten. Pranojini gabimet dhe kërkoni bashkëpunim nga kolegët më të besuar. Situata financiare do përmirësohet, mos u shqetësoni fare, megjithatë mos bëni shumë blerje.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe në përgjithësi do kaloni një ditë mjaft të këndshme. Ju të dashuruarit do keni momente plot ngjyra dhe do përjetoni emocione të forta. Nëse nuk jeni martuar filloni të bëni plane. Për ju beqarët do jetë ditë e mrekullueshme. Do dilni e do argëtohen shumë me miqtë dhe do njihni një person shumë të veçantë. Mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ju dalin të papritura të pakëndshme që do ua turbullojnë çdo gjë. Nuk keni për të arritur dot atë që dëshironi. Kujdes me financat. Ato nuk do jenë të mira dhe nuk duhet të gaboni duke bërë shpenzime pa kufij.
Discussion about this post