GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kievi thotë se nga diga e shkatërruar janë shkaktuar 1.5 miliard dollarë dëme

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Kievi thotë se nga diga e shkatërruar janë shkaktuar 1.5 miliard dollarë dëme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kievi tha se shkatërrimi i digës Kahovka, në zonën e kontrolluar nga rusët në jug të Ukrainës, ka shkaktuar dëme në mjedis në vlerë prej 1.5 miliard dollarë.

Diga u shkatërrua më 6 qershor dhe shkaktoi dëme shkatërruese në rajonin e Hersonit, si në pjesën që kontrollohet nga rusët, ashtu edhe në atë që kontrollohet nga ukrainasit. Si pasojë e vërshimeve, mijëra persona u detyruan të evakuoheshin dhe u rrit frika për një fatkeqësi mjedisore.

Kievi e ka akuzuar Moskën për “eko-cid” duke thënë se Rusia e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike në lumin Dnjepër, ndërkaq Rusia ka akuzuar Ukrainën për shpërthimin e digës.

“Çdo ditë Rusia po shkakton dëme të reja ndaj Ukrainës”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë një konference të mbajtur në Londër për rindërtimin e Ukrainës.

Ai tha se kostoja e përgjithshme për rindërtimin e Ukrainës – që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i kaluar – sipas vlerësimeve të Bankës Botërore është 411 miliardë dollarë. Sipas tij, kjo shifër “do të rritet, veçmas pas shkatërrimit nga Rusia të digës Kahovka”.

Kryeministri ukrainas tha se “vlerësimet e paraprake” thonë se dëmet mjedisore të shkaktuara nga shkatërrimi i digës arrijnë në vlerën prej 1.5 miliard dollarë. Në këtë shifër, sipas tij, nuk përfshihen “dëmet në bujqësi, infrastrukturë, ekonomi familjare dhe rindërtimin e digës”./REL/

Etiketa: demetdigaukraina

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
Aksident me vdekje në aksin Tiranë-Elbasan

Aksidenti i rëndë/ Humb jetën një punonjës policie, plagoset një tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com