GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Manipulimi me meritën e Ramës për lirimin e tre policëve

20:24 - 26/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Manipulimi me meritën e Ramës për lirimin e tre policëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sapo u dha lajmi i lënies së lirë të tre policëve kosovarë që akuzoheshin nga Serbia për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, menjëherë mediat u mbushën me citime nga “burime të panjohura prej Brukseli, ku meritat i mvisheshin liderit absolut të vendit, Edi Ramës. Top Channel dha lajmin (faksimilja këtu poshtë), se kryeministri ka pasur influencë të drejtpërdrejtë në negociatat e lirimit. “Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët.

Sipas tyre, kreu i ekzekutivit shqiptar ka ushtruar influencën e tij për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit, jo vetëm drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke e pohuar edhe publikisht se çdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vuçiçit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën dhe njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb” thuhej në lajmin e TCH.

Në fakt, e vërteta ishte pak më ndryshe. Ashtu sikurse njoftoi që në fillim Lapsi.al, rolin vendimtar në këtë tratativë duket se e ka lujatur kryeministri hungarez Orban. Por, fakti se Viktor Orban ishte disa ditë më parë në Tiranë dhe ai se Rama i bëri një far lloj presioni Vuçiçit, i ka bërë mediat që citojnë burime anonime nga Brukseli të brohorasin për triumfin e Ramës.

Ndryshe nga sa pretendon propaganda zyrtare kryeministri ynë u përpoq pa sukses të ndikonte në këtë proces. Por ai nuk ia doli dot. Duket se Vuçiçi nuk pranoi ti dhuronte në asnjë moment rolin e ndërmjetësuesit.

Pikërisht ky dështim për të marrë këtë rol prestigjoz në arenën ndërkombëtare e bëri kryeministrin nervoz. Kjo solli dhe kërcënimet në formë shantazhi të Ramës ndaj partnerit të tij të ngushtë serb. Ai e shprehu qartë se marëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit do të ngrinin deri sa kërkesa e tij të dëgjohej.

Madje Rama shkoi edhe më larg: ai tha se takimet e nismës së preferuar të Vuçiçit, Ballkanit të hapur do të ndërpriteshin deri në lirimin e tre policëve. “Nuk ka takim për Ballkanin e Hapur, duhet të lirohen tre policët e marrur peng”, deklaroi ai.

Për të fituar rolin e nderuar të negociatorit, gjë që Rama e ka synuar në mënyrë donkishoteske edhe për të pajtuar Greqinë me Turqinë, Rama anashkaloi për një moment interesin kombëtar të Kosovës. Ai luajti si arbitër asnjëanës ndërkombëtar. Nëse qeveria e Kosovës pretendonte se tre policët ishin rrëmbyer brenda territorit kosovar ndërsa ajo e Serbisë këmbëngulte se ata kishin hyrë të armatosur në territorin e saj, kryeministri ynë qëndronte në mes. Ai deklaronte se pak rëndësi kishte se në cilin shtet kishte ndodhur ngjarja duke u distancuar nga termi agresion që përdorte Albin Kurti dhe nga faktet, fotot, kordinatat gjeografike apo hartat që servirnin institucionet e Kosovës. Ai linte të hamendësohej se policët kosovarë mund ta kishin shkelur territorin serb. Ai ironizonte me faktin se s’kishte rëndësi nëse ata mund të kenë hyrë këtu e dalë atje. “Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë marrë këtu ose janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do japë konkluzion publik, por do depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë se në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi” tha kryeministri gjatë një takimi me gazetarë.

Por sot që Serbia i liroi tre policët nuk ka më dyshime se ata nuk kanë shkelur apo dhunuar teritorin e vendin fqinjë.

Dhe pikërisht kjo dëshmon se Rama humbi njëkohësisht dy mundësi edhe atë për të mbrojtur interesat e kombit të vet duke bërë të tijin qëndrimin e qeverisë kosovare që fliste për rrëmbim brenda territorit të vendit të saj edhe lavdinë e negociatorit që zgjidh një konflikt…
Pikërisht për të mbuluar këtë dështim të dyfishtë makineria propagandistike u vu në lëvizje për të shpallur fitoren e radhës të liderit global dhe duke i mveshur atij meritën e lirimit të tre policëve. /Lapsi.al

Etiketa: manipulimMEDIARamaVucic

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Tensionet në veriun e Kosovës, vjen reagimi i Britanisë së Madhe

Tensionet në veriun e Kosovës, vjen reagimi i Britanisë së Madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com