GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kandidatët fasadë si mallkim për PD

16:25 - 27/06/23
në Aktualitet, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhukri njohu statutin e Berishës, por Gjykata e Tiranës njeh Bashën si kryetar të PD-së (Dokumenti)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Në 33 vitet e ekzistencës së saj Partia Demokratike ka pasur vetëm dy momente kur mund të kishte një garë reale të brendshme për zgjedhjen e kreut të saj, një në 1990 kur u themelua dhe një në 2013 kur kandidonin i ndjeri Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.

Në të gjitha garat e tjera, ata që kishin partinë ose emëronin dikë si fasadë kryetar me kompetenca të cunguara, ose çelnin gara me rezultate të paracaktuara.

Kjo ka sjellë edhe mungesën e elitave reale dhe krijimin e liderëve që mund të sillnin rotacion në drejtim, pavarësisht se nuk mungonin emra të njohur që qëndronin në hije ose në rrjesht pas kryetarit të madh.

E njëjta situatë vijon edhe sot në dy PD-të, atë që ka vulën dhe në atë që ka anëtarët. Te PD e vulës pritet të mbahen formalisht zgjedhjet me një rezultat të paracaktuar 80 apo 90% në favor të Lulzim Bashës, varet nga humori i atyre që do të kontrollojnë procesin. Dhe në anën tjetër, dominimi i Sali Berishës është i padiskutueshëm dhe vështirë që mund të gjesh emra që ta rivalizojnë.

Berisha në 2013-ën vendosi tërheqjen, në PD u çel një garë, e cila nisi vërtet si e tillë, por rrugës, u kthye në një proces të ngjashëm me ato të mëparshmit, me dallimin e vetëm se balancën e shembi përtokë ndërhyrja e kryetarit të dorëhequr. Dashje pa dashje të ndjerin Olldashi e kthyen në një kandidatë fasadë, ndërsa Bashën e paraqitën si liderin e ri që do të frymëzonte demokratët dhe do i rikthenIe në pushtet.

Koha tregoi se besimi i tepërt i Berishës ndaj Bashës ishte një dështim, të cilin e pranoi 8 vite pasi i dhuroi gjithçka në PD dhe në heshtje miratoi çdo vendim a veprim të tij. Dhe ndoshta do të vijonte të ishte në krye të PD-së dhe sot do të kishim vetëm një të tillë, nëse në shtatorin e 2021-it, Basha nuk do të “firmoste” fillimisht largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar dhe më pas edhe nga PD-ja që drejtonte.

Pak muaj para këtij vendimi që çoi në ndarjen përfundimtare të Berishës dhe Bashës dhe rrjedhimisht edhe shembjen e balancave mes tyre, ishte po Berisha që i dha një “dorë” Lulzim Bashës të rikonfirmohej Kryetar në mandatin e 3-të, edhe pse kishte humbur dy palë zgjedhjeve parlamentare dhe dy lokale, njërin prej të cilave, atë të 2019-ës, e dorëzoi në tavolinë.

Në 2021 ndoshta ishte reaksioni më i madh në rradhët e demokratëve kundër të “përkëdhelurit” të Berishës, por kutitë me vota u rrëgulluan mjeshtërisht që Basha të shfaqej si një kryetar i padiskutueshëm, por pa arritur dot t´a bëjnë edhe lider.

Muaj më pas situata u përmbys dhe skenari i qershorit 2021 kur Lulzim Basha zgjidhej me 80% të votave doli zbuluar. Shifrën që deri në 9 shtator të të njëjtit vit ia veshën si “kostum mbështetjeje” Bashës, rezultoi se ishte mbështetja që Sali Berisha sërisht ia kishte dhuruar, pavarësisht se përballë kishte kandidatë që as e rrezikonin dhe as i vinin në diskutim autoritetin brenda zyrave të selisë.

Rrjedhja e ngjarjeve dihet, PD shkoi drejt një çarjeje, kur Berisha mori rreth vetes ata që kishin mbajtur Bashën në seli, ndërsa ky i fundit mori vulën me proces gjyqësor.

Por as kjo situatë, ndoshta më e ndera në një parti politike në 33 vitet e fundit, nuk ndryshoi mentalitetin.

Basha me vulën që pret ta marrë në xhepin e tij, pasi për një vit u end sa në xhepin e Enkelejd Alibeajt aq edhe të Gazment Bardhit, nxitoi të shpikte një garë, duke caktuar rregulla loje e kritere, pa harruar se i duhej një rival, i ngjashëm me ato që janë shpikur si të tillë në çdo garë brenda kësaj partie.

E njëjta gjë kishte ndodhur muaj më parë edhe në atë që u quajt Rithemelimi, PD-në e anëtarëve, kur Berisha kishte përballë një emër, që më shumë u ankua se s´po e linin të bënte fushatë, se sa u shfaq si kandidat, qoftë edhe formal.

Ndoshta kjo është arsyeja që sot Berisha dhe Basha ndodhen në dy ekipe të ndara të së njëjtës skuadër njëlloj si ata “gjelat” që nuk rrinë dot në të njëjtin kafaz për shkak se duan të dominojnë.

Dallimi është se Berisha forcën e tij brenda PD-së nuk e ka të dhuruar, por është rezultat i karizmës së tij dhe natyrisht mbajtjes nën kontroll të gjithçkaje, ndërsa Basha është si ato “produktet e laboratorit”, që shkëlqejnë nga jashtë dhe janë bosh nga brenda.

 

Etiketa: fasadeKandidatetKryesore1PDZgjedhje

Lajme të lidhura

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
Para
“U bë bajate”/ Ish-futbollisti i United nuk duron më: U bënë disa muaj që këta sheikët…

“U bë bajate”/ Ish-futbollisti i United nuk duron më: U bënë disa muaj që këta sheikët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com