GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha: Nuk ka më bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, ja modeli që ofroj unë

17:38 - 27/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Nuk ka më bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, ja modeli që ofroj unë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne do të bëjmë ndarjen përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara, për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, u shpreh Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratë të degës nr 4 në Tiranë, nga ku tha se PD do të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Duke theksuar se jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të parties, Basha pranoi se ka përgjegjësinë e tij, sikundër theksoi se “ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë”.

“Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes.

Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në.  Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt”, theksoi Basha, duke iu referuar kështu Edi Ramës dhe Sali Berishës, edhe pse iu shmang përmendjes së emrave.

Basha, duke ofruar modelin e tij, tha se do të jetë politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë.

“Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, teksa shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë”, tha Basha.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1PD

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Titanic”

Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Titanic”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com