GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshoi bravat e dyerve, reagon Kapllanaj: Më dorëzuan çelësat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshoi bravat e dyerve, reagon Kapllanaj: Më dorëzuan çelësat

Agron Kapllanaj

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i ri degës së PD-së në Fier, Agron Kapllanaj ka pranuar se janë ndryshuar bravat e dyerve të degës së Partisë Demokratike në Fier.

Në një prononcim për mediat, Kapllanaj ka thënë se nuk ka asgjë të çuditshme pasi atij i janë dorëzuar çelësat e zyrës së bashku me një procesverbal.

“Nuk kam thirrur ndonjëherë mbledhje urgjente. Unë jam komanduar të drejtoj degën e Partisë Demokratike në Fier deri sa kjo degë të shkojë në zgjedhje sipas statusit të PD që më rezulton të jetë vitin e ardhshëm. Sa u takon shqetësimit të zyrave, këto janë zyra të PD dega Fier që ish-kryetari ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqjen dhe me vendim të kryesisë unë jam komanduar të drejtoj këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme. Unë e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë çelësat dhe procesverbalin dhe kam marrë çelësat e zyrës e cila është e degës së PD Fierit, është zyrë e demokratëve të Fierit” – ka thënë Kapllanaj.

Sipas Kapllanajt, aksioni politik PD e ka me keqqeverisjen e Edi Ramës dhe në kundër masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe nuk kemi asgjë të ndajmë mes njëri-tjetrit.

“Aksionin politik ne e kemi kundër keq qeverisjes, kundër Edi Ramës dhe kundër masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe nuk kemi asgjë të ndajmë mes njëri-tjetrit. Mendimet ndryshe brenda PD janë mendime që më shumë se çdo forcë tjetër politike të shprehen në Partinë Demokratike. Kështu që në foltore mund të shkojë cilido demokrat që do të dëgjojë mendimet ndryshe. Nuk më shqetëson asgjë nga këto që po përflitet por jemi në aksionin politik kundër keq qeverisjes së Edi Ramës” – tha Kapllanaj.

Anëtare te seksionit të PD në Fier me kryetar dege Luan Baçin, kanë qenë pak më herët në policinë e Fierit për ta denoncuar këtë fakt. Luan Baçi nuk është më kreu i PD-së për qarkun Fier, pasi ai dha dorëheqjen për të qenë kandidat për deputet në këtë qark.

Etiketa: Agron KapllanajCelsatdegaFierFunksionaretPDprocesverbalin

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
“Do hajmë me lugë floriri”, deputeti i PD ironizon buxhetin për fermerët

“Do hajmë me lugë floriri”, deputeti i PD ironizon buxhetin për fermerët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Aktualitet

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Sarandë–Ksamil, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një...

Lexo më shumë
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

14:34 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com