GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Nën ujërat e zeza, zbulohet në Durrës mozaiku i rrallë 1900-vjeçar

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nën ujërat e zeza, zbulohet në Durrës mozaiku i rrallë 1900-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në “Durrësin e mozaikëve” ka dalë edhe njëherë tjetër në dritë, një mozaik tepër i rrallë, që mendohet se daton në shek. I të e.s.

Ky është mozaiku i Meandrit, dikur dyshemeja luksoze e një banese antike, që prej vitesh ishte zhytur në ujërat e zeza të pallatit, në nëntokën e të cilit u zbulua.Me nisjen e punimeve për riforcimin e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.11 të Durrësit, pati shpresë edhe për mozaikun me një moshë rreth 1900-vjeçare.

“Ne kemi gati 2 muaj që po punojmë këtu dhe kur kemi ardhur, në gjendjen fillestare, këtu ka qenë 60 cm uji dhe këtu ka qenë gjithë fekale. Për 2 javë rresht kemi punuar pa ndërprerë, me 2 turne, për ta çuar në këtë gjendje që është sot”, thotë Leonard Kalia, drejtues i punimeve.

Me gjithë punën e bërë, monumenti i kulturës i Kategorisë së Parë rrezikon sërish.“Ka prurje çdo ditë. Çdo herë që bie shi, këtu mbytesh”, shprehet Kalia.

Prandaj përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë si emergjente gjetjen e një zgjidhje konkrete.

“Kjo ka nevojë për një ndërhyrje nga bashkia, se këtë problem e kanë edhe pallatet ngjitur. Duhet një bashkëveprim, sepse këtu ka shkarkime tubash dhe disnivel. Ne kur kemi ardhur këtu e kemi hequr vetë komplet ujin edhe pse është një punë që nuk na takonte.

Duhet të veprojë sa më shpejt edhe bashkia, sepse nëse ne mbarojmë punë dhe ata e lënë në atë gjendje, atëherë këtu me shumë mundësi gjatë dimrit mund të ketë ujë prapë”, thekson Redi Vila, inxhinier.

I zbuluar për herë të parë në vitin 2005, mozaiku i Meandrit është i punuar në teknikën bardhezi dhe ka në brendësi simbolin e diellit në lëvizje.

Për vetë rëndësinë që ka objekti, bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka kërkuar zhvendosjen e tij drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Etiketa: Durrësmozaik

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh
Aktualitet

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Para
Ambasada amerikane uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Paçi një ditë të gëzuar

Ambasada amerikane uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Paçi një ditë të gëzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan...

Lexo më shumë
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Moti sot: Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe

Moti sot: Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe

07:52 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom