GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Apartamentet speciale” në Reç dhe qelitë “Vip” në Durrës

12:51 - 28/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Apartamentet speciale” në Reç dhe qelitë “Vip” në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Në vitin 2012 nisi projekti për burgun e Reçit. Punimet u zgjatën, Bashkimi Europian zgjidhi qesen dhe shuma e investuar në atë që do të konceptohej si vendi ku do të mblidheshin “peshqit e mëdhenj” që shkelnin ligjin arriti në mbi 14 mln euro.

Nëse i referoheni artikujve të botuar në media para 7 apo 8 vitesh, më shumë reklamë i bëhej burgut në Reç se çdo bukurie natyrore apo turistike të vendit. Entuziazmi ishte aq i lartë sa me detaje përshkruhej se si ishte ndërtuar ky burg, çfarë sigurie kishte, si do rekrutohej personeli, si do kalonin në sitën e vetting ata që do shërbenin, madje flitej edhe për qelitë “VIP” që krahasoheshin me ato të Hagës dhe që do ishin “banesat” e reja pa qera, të zyrtarëve të lartë, që në gjuhën diplomatike etiketoheshin si “peshkaqenë”.

Në vitin 2018, kohë kur u inaugurua edhe ky burg, ministrja e Drejtësisë e asaj kohe, Etilda Gjonaj, ia kaloi topin gjykatës, kur u pyet nëse të burgosurit “VIP” do të shlyenin dënimin si “banorë” të Reçit.

“Ky burg do të jetë si të gjithë burgjet e tjera. Për sa kohë që do të ketë një seksion të sigurisë e lartë dhe një tjetër të sigurisë së zakonshme. Gjykata do të vendosë nëse do ta sjellë në Shkodër në seksion të sigurisë së  lartë, apo në seksion të  sigurisë së zakonshme” , tha Gjonaj.

Ndërkohë, ambasadorja e asaj periudhe e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, do të shprehej “sundimi i ligjit është në thelb të partneritetit dhe dialogut tonë politik dhe është po aq në qendër të mbështetjes që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë. Është në thelb të asaj që qytetarët shqiptarë kërkojnë nga autoritetet”.

Të gjitha deklaratat bëheshin në një kohë kur kishte nisur zbatimi i reformës në drejtësi, pritshmëritë ndaj së cilës mbeten ende të larta për goditjen penale ndaj atyre që janë konsideruar si të “paprekshëm” nga ajo që quhej “drejtësia e vjetër”.

Pra paralelisht me reformën, në shqip dhe në anglisht, nisi injektimi i shpresës për shqiptarët që mbeten ende të dëshiruar të shohin para drejtësisë ata që abuzojnë me taksat e tyre, me pushtetin, që shkelin ligjin, që rrëmbejnë pasuri e prona etj etj.

Në fakt reforma nisi dhe u bitis, disa thonë se vijon ende, duke qenë se shumë gjyqtarë e prokurorë janë në fazën e Vetting, por institucionet e drejtësisë së re, jo vetëm u ngritën, por shumë prej atyre që u ulën për herë të parë në karriget e reja të godinave po kaq të reja, përfunduan edhe mandatet. Dikush la një gjurmë, dikush tjetër u akomodua në një tjetër institucion, dikush vijon të “vjelë” frutet e karriges ku është ulur, ambasadorët përfunduan mandatin, dhe sërisht burgu i Reçit nuk ka pritur ende “peshkaqenët”.

SPAK, thonë se ka në proces dosje e hetime, here pas here njerëz të veshur me kostum politik kalojnë pragun e derës së Prokurorisë Speciale, dhe ndoshta mes tyre në ato dosjet që punohet pa u ndier mund të ketë edhe “peshkaqenë”.

Deri më sot ato që kanë përfunduar me pranga si pjesë e komisioneve të tenderave, janë cironka që nuk meritojnë ndoshta “luksin e apartamenteve speciale” në Reç.

Madje as ish-ministri i Brendshëm, i dënuar për shpërdorim detyre, nuk pati “fatin” ta vizitojë Reçin, pasi Gjykata i caktoi ta kryente dënimin në Fier.

Të tjerë që janë në pritje të vendimeve të Gjykatës Speciale janë akomoduar në paraburgimin e Durrësit, që së fundmi numëron ndoshta numrin më të lartë të personazheve “VIP”, deri dje të veshur me imunitet politik.

Me siguri që edhe këta, nëse shpallen fajtorë nuk do të kenë “fatin” të jenë banorë të “apartamenteve” të Reçit.

Ky i fundit i është shtuar prej vitesh listës së institucioneve të vuajtjes së dënimit, ka shërbyer edhe për punësimin e rreth 400 personave, është populluar deri diku me ata që janë dënuar për vepra të ndryshme, por ende s´ka pritur personazhet për të cilën mori famën dhe u reklamua.

 

 

Etiketa: QeliRec

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Gjendet e pajetë një 31-vjeçare në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Gjendet e pajetë një 31-vjeçare në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com