GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Antiterrori ngriti dyshimet se muxhahedinët pastronin para, Prokuroria nuk i hetoi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Antiterrori ngriti dyshimet se muxhahedinët pastronin para, Prokuroria nuk i hetoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht zhvillimeve në nivel global dhe raporteve me regjimin e Iranit nga aleatët perëndimorë, ajo që dihet me siguri është fakti se aksioni i kontrollit të Policisë, me urdhër të SPAK, në kampin e muxhahedinë në Manzë të Durrësit, nuk ishte edhe aq surprizë.

Emisioni “Inside Story” ka siguruar një raport të brendshëm të strukturave inteligjente që liston një sërë çështjesh dhe hetimesh penale të iniciuara ndaj muxhahedinëve ndër vite.

Përgjatë viteve 2017-2023, Policia ka referuar në Prokurori nëntë raste të cilat bëjnë fjalë për veprime të kundërligjshme të kryera nga anëtarë pjesë e komunitetit Iranian në Shqipëri. Këtu përfshihen edhe aktorë të dyshuar si pjesë e shërbimeve sekrete iraniane të interesuar për të goditur MEK.

Një hetim i vitit 2017, ngrinte hije dyshimi në lidhje me burimin e fondeve të depozituara cash nga disa persona të MEK në Shqipëri.

Sipas informacioneve, të gjithë individët donatorë deklaronin të njëjtin burim të të ardhurave se fondet i kishin sjellë personalisht “cash” në Shqipëri, ose se ishin sjellë nga familjarët e tyre. Në asnjë rast ata nuk dispononin dokument vërtetues për burimin e këtyre parave. Kjo, ka ngritur dyshimet për financime të errëta dhe pastrim parash.

Megjithatë, këto informacione të depozituara në organin e akuzës nuk janë regjistruar si procedim penal nga prokuroria duke mos u bërë subjekt i një hetimi të mëtejshëm.

Në 17 gusht të vitit 2022, u vunë nën hetim 12 anëtarë të organizatës MEK. Ata u akuzuan për prishje të rendit dhe organizim e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme. Këta persona, në Festivalin Veror të Librit në Durrës u konfliktuan me disa anëtarë të shoqatës ASILA, një grup muxhahedinësh të shkëputur nga kampi i MEK.

Me pankarta në duar, ku i cilësonin anëtarët e shoqatës ASILA si terroristë, muxhahedinët bënin thirrje që ata të largoheshin nga panairi. Sipas tyre, kjo shoqatë bën propagandë kundër MEK-t në Shqipëri duke i konsideruar edhe spiunë të Iranit.

Ky ishte një nga rastet kur konflikti mes dy grupeve të iranianëve bëhej hapur dhe në sytë e autoriteteve shqiptare.

 

Etiketa: antiterrorhetimemuxhahedinPastrim parash

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Saga e transferimit të Mbappe pasurohet edhe me një tjetër kapitull, nëna e tij ‘e ka këshilluar’ që…

Saga e transferimit të Mbappe pasurohet edhe me një tjetër kapitull, nëna e tij 'e ka këshilluar' që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com