Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur me “Foltoren” e tij në një takim me demokratët në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij ai ka akuzuar qeverinë se ka rrënuar vendin duke e futur në borxhe.
Sipas tij, qeveria ka marrë një borxh për koncesionet e klientelës në mënyrë të paimagjinueshme.
“Në këto 8 vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh 5 herë më shumë se sa në 8 vitet para këtyre. Borxhi publik në 8 vite para këtyre u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përdor për koncesionet e klientelës në mënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuaja. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, me burgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t’u legalizuar dhe biznesneve, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit. Droga dhe krimi u bënë ligji i vendit” – ka thënë Berisha.
Berisha ka ripërsëritur akuzat ndaj kreut të PD-së, Luzim Basha për të cilin tha se u përpoq ta paraqiste krizën në PD si një problem të tij. Ai mohoi kategorikisht një gjë të tillë duke i kërkuar sërish anëtarëve të Kryesisë të japin dorëheqjen.
“1 vit më parë Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit. Çfarë bëri opozita? E udhëhequr nga peng Basha ajo kaloi nga disfata në disfatë. Jeni dëshmitarë se si ka marrë vendime pa pyetur asnjë, se si e ka emëruar Kryesinë e partisë. I ftoj edhe njëherë të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ju nuk mund të jeni anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi. PD pësoi krizë të thellë. Kryetari pasi ishte angazhuar me akte të turpshme u hodh në vendime duke shkelmuar sovranitetin e PD. U përpoq ta paraqiste krizën si problem timin. Kriza s’ka të bëjë me mua. Kurrë se kisha imagjinuar që një ditë do të hidhja në gjyq Sekretarin e Shtetit”- tha ai.
Discussion about this post