GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

SPAK duhet të ndryshojë fokus

15:46 - 29/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK duhet të ndryshojë fokus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Nuk ka shumë kohë kur një video e turpshme e Safet Gjicit në një zyrë shteti u bë aq shumë virale sa për “dy minuta” arriti të kalojë edhe popullaritetin e stërmadh të Luizit të Big brother. Aq e madhe qe dëfrimi i talljeve dhe shpotive në rrjet, aq e madhe lumturia dhe shfryrja e njerëzve në urrejtjen dhe tërbimin e tyre ndaj këtij akti, sa të duket vetja i përfshirë në një arenë virtuale gladiatorësh të Romës së lashtë, ku popullit i jepeshin lojra zbavitëse për ditë e muaj me radhë. Vërtet, akti qe i dënueshëm në të gjitha llojet e këndvështrimeve, as që mund të mbrohej, vetëm se thelbi duket të jetë gjetkë.

Po aq sa e vërtetë është që kjo ngjarje do të tirret gjerë e gjatë për muaj, derisa t’i dalë lëngu. Do të kalohet patjetër në aferat e korrupsionit dhe nga gjyqi në gjyq. Pastaj do të dalë një krye-bashkiak tjetër i një qyteti të vogël e periferik, që do të dënohet për fshehje të një dënimi. Pastaj prapë një zyrtar tjetër i administratës që ka vjedhur në ndonjë tender rruge apo për ndonjë gjë tjetër të dënueshme. Ndërkaq makina e propagandës do ta amplifikojë lajmin dhe do t’i dënojë me gjithë fuqinë këta imoralë dhe të korruptuar, e për më tepër do të shumëfishojë jehonën e pohimit të Ramës se drejtësia duhet të dënojë pa kursim këdo, se fajin s’e ka sistemi, por njerëzit. Madje shumë opinionistë do të pyesin se përse vallë po dënohen vetëm nga një anë, sikur të kenë harruar se rregjimi socialist ka mbi 10 vjet që sundon i pacënuar nga askush. Mirëpo kur mendon se cfarë aferash prêt populli të përfundojë SPAK deri në fund, pra duke dënuar pikërisht kokat dhe drejtuesit kryesorë të tyre, të duket sikur jemi në një “lojë” mediatike të thurur me rregjinë e propagandës,  për të shfryrë urrejtjen dhe energjinë negative që ka populli me këtë rregjim, nëpërmjet ca peshqëve të vegjël apo ngjarjeve shumë  të vogla e të papërfillshme përpara ngjarjeve vërtet të rëndësishme, për të cilat SPAK duhet të përgjigjet: afera e inceneratorëve, e portit të Durrësit, e pastaj në vijim masakrën e tmerrshme zgjedhjeve që realisht as nuk e ka prek në cipë të saj.

Ky është fokusi i madh që nuk duhet të ndryshohet, çdo gjë tjetër vërtet duhet të dënohet, por nuk duhet të zhvendosë dhe t’i bëjë hije këtyre aferave. Ne presim peshqit e mëdhenj, ministra e kryeministër të përfshirë në një vjedhje kaq gjigande, që  bën këto korrupsione ala-gjiciane, të duket si barcaleta e dënimit të Nexhmije Hoxhës dikur. Të gjithë prsinin dënimin e saj për gjenocid, për themelimin e një diktature, e nj rregjimi, dhe jo dënimin e saj për shpërdorim të pamasë kafeje. Këtë shije të lënë edhe këto “dënime aferash të vogla” përpara atyre aferave sa mëdha që zvarriten me qëllim që të lihen në hije e të harrohen, me idenë se koha që kalon zhduk çdo gjë.  Jo, jo, ne nuk kemi nevojë për karamele drejtësie, ne si popull kemi nevojë për barazi dhe drejtësi të vërtetë të të gjithëve para ligjit, ciltdo qofshin, aq më shumë zyrtarë të lartë.

Viraliteti i gjërave të vogla nuk na e fyen as inteligjencën dhe nuk na e rresht as durimin dhe as pritshmërinë se një ditë populli do t’i bëjë të përgjigjen për qindra  milionat e eurove të harxhuara e të vjedhura në kurriz të tij. Maja e ajsbergut që ka zbuluar deri tani SPAK për aferat e mëdha, e bën problemin të shtruar urgjentisht për zgjidhje. Asnjë dënim tjetër i cfarë do lloji qoftë nuk na e zbavit kurreshtjen, as na e turbullon qëndrimin apo shfokuson prirtshmërinë. SPAK të bëjë detyrën për ata që është krijuar, për “peshqit e mëdhenj”, në të kundërt dështimin ta mbajë si kryq mbi kurriz dhe të shpallë “falimentiomin e vet moral dhe teknik”.

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë

U kapën me 1 kg kanabis, arrestohet çifti i të rinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com