GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja ushqimet e shëndetshme për t’u konsumuar në zyrë

20:04 - 29/06/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja ushqimet e shëndetshme për t’u konsumuar në zyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të pasur një snack të lehtë të shëndetshëm në zyrë, nuk është e nevojshme ta sillni atë nga shtëpia. As nuk ka nevojë të duroni urinë, mjafton të zgjidhni ushqimin e duhur nga makineta. Për të pasur mesvakt të shëndetshëm dhe me pak kalori, por ushqyese, është më e lehtë se sa duket.

Mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Frutat dhe perimet janë nga natyra ushqime me kalori të ulët dhe të pasura me ujë, kështu që janë gjithmonë të mira, por nëse nuk keni një kuzhinë në zyrën tuaj ku mund t’i lini, mund të jenë të sikletshme, përveç nëse vendosni një banane ose një mollë në çantën tuaj në mëngjes.

Nga ana tjetër, drithërat janë aleatë të çmuar të linjave tona dhe premtojnë të na japin një stomak të sheshtë dhe lëkurë më të tonifikuar, ndërsa farat dhe frutat e thata janë një burim shumë i pasur vitaminash dhe kripërash minerale.

Duke u nisur nga këto rregulla bazë, ne kemi një listë me ushqime të shëndetshme dhe të lehta, të cilat mund t’i merrni lehtësisht me vete në punë, ose në disa raste edhe t’i gjeni në makinat shitëse, për t’i konsumuar, në mes të një vakti.

 

Drithërat

Në këtë rast nënkuptojmë ato natyrale, të cilat përmbajnë jo vetëm pak kalori, por edhe pak sheqerna. Shumë prej atyre që janë në treg në supermarkete kujtojnë konceptin e dietës, por kini kujdes të lexoni etiketat. Zgjidhni ato të markave organike, të cilat përdorin produkte natyrale dhe shmangni shurupet për t’i mbajtur pjesët së bashku. Në këtë mënyrë do të keni një mesvakt të shëndetshëm, të lehtë dhe të shijshëm, që jep përmbajtjen e duhur glicemike dhe proteinike.

 

Çokollatë e zezë

Disa kube do të qetësojnë menjëherë dëshirën tuaj për ëmbëlsirat dhe nevojën e trurit tuaj për sheqer. Vetitë e saj tashmë dihen, por është mirë të mbani mend gjithmonë se është një antidepresant i shkëlqyer dhe se falë flavonoideve lehtëson qarkullimin e gjakut. Është gjithashtu një burim i magnezit, i cili ndihmon në uljen e stresit.

 

Crackers

Edhe pse shpesh demonizohen, karbohidratet nuk janë armiku absolut i linjave. Të konsumuara në sasitë e duhura, ato ofrojnë nivelin e duhur të energjisë për të përballuar ditën. Pakoja klasike e crackers është aleati ideal për zyrën, veçanërisht nëse bëhet me miell integral dhe pa yndyrna të hidrogjenizuara. Ata do të mund të kënaqin urinë pa ju rënduar dhe pa tejkaluar sasinë e duhur të sheqerit.

 

Fruta të thata

Një studim i publikuar në Gazetën Evropiane të të ushqyerit klinik tregoi se ngrënia e bajameve larg vakteve ndihmon në uljen e oreksit pa shkaktuar shtim në peshë. Kjo është e qartë nëse hahen sasi të kufizuara. Në përgjithësi, rekomandohen jo më shumë se 8, për të pasur sasinë e duhur të yndyrës dhe proteinave dhe për të rikuperuar energjinë fizike dhe mendore. E njëjta gjë vlen edhe për arrat, lajthitë dhe stikat. Frutat e thata në përgjithësi kanë shumë përfitime, të cilat mund të shfrytëzohen edhe gjatë një diete pa rrezikuar shtimin në peshë. Kujdes vetëm me dozat.

 

Biskotat me oriz

Biskotat kanë një fuqi të madhe ngopëse dhe mjaftojnë disa për t’u ndjerë të kënaqur. Ato janë të mira për t’u mbajtur në sirtar në zyrë, dhe tani janë në shitje kudo. Për ata që i shohin pa shije, ka opsionet më të shijshme, por po aq të shëndetshme dhe të lehta./SHQIP

Etiketa: Lifestyleushqime

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
“National Geographic”, fundi i një epoke për revistën 135 vjeçare

“National Geographic”, fundi i një epoke për revistën 135 vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com