GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken tenton të ulë ‘gjakrat’: Synojmë marrëdhënie paqësore me Kinën, s’i shkëpusim lidhjet ekonomike

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken tenton të ulë ‘gjakrat’: Synojmë marrëdhënie paqësore me Kinën, s’i shkëpusim lidhjet ekonomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të gjejnë rrugën për “bashkëjetesë paqësore” me Kinën, pavarësisht konkurencës së fortë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të mërkurën, duke vënë në dukje se Uashingtoni nuk po i “shkëput” lidhjet ekonomike me Pekinin dhe se vitin e shkuar tregtia mes dy vendeve shënoi rritje rekord.

“As Kina, as ne nuk po largohemi”, tha zoti Blinken duke iu drejtuar një pranishmëve në një takim të Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë, që u mbajt në Nju Jork.

Disa ditë pasi zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë kinezë në Pekin, zoti Blinken tha se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës “është një garë afatgjatë” pa një “kufi të qartë”.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë marrjen e masave për të kufizuar investimet dhe dërgiminin e sistemeve teknologjike në Kinë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare, diplomati më i lartë amerikan tha se “ne duam të sigurohemi që të kemi një pozicion të fortë në këtë garë dhe të jemi në gjendje të ndikojmë mbi atë që mund të ndodhë në të ardhmen”.

Vizita në Pekin e Sekretares së Thesarit Janet Yellen

Deklaratat e zotit Blinken vijnë para udhëtimit të pritshëm në Pekin, në javët e ardhshme, të Sekretares së Thesarit Janet Yellen. Zoti Blinken vuri në dukje faktin se tregtia dy palëshe vazhdon të zgjerohet pavarësisht tensioneve mbi çështje si, gjysmëpërçuesit apo keqtrajtimi i ujgurëve nga Pekini.

“Vitin e kaluar u shënua niveli më i lartë tregtar me Kinën. U regjistrua numri më i lartë i investimeve të huaja direkte në Kinë që prej vitit 2024”, tha zoti Bliken duke shtuar se kontrollet amerikane mbi eksportet dhe sanksionet ndaj njësive kineze kanë ndikim vetëm tek një pjesë e kompanive që veprojnë në Kinë.

Zonja Yellen ka paralajmëruar mbi pasojat negative që do të kishte në ekonomi shkëputja nga Kina dhe ka bërë thirrje për thellim të marrëdhnieve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Por zyrtarët amerikanë po përballen pyetje të vështira nga kritikët të cilët kërkojë që administrata e zotit Biden të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës.

Këtë javë, ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka shpallur kandidaturën për garën presidenciale të vitit 2024, i bëri thirrje Uashingtonit të shfuqizojë statusin për marrëdhënie normale, të përhershme tregtare me Kinën derisa qeveria e Pekinit të ndihmojë në zhdukjen e kimikateve që përdoren për prodhimin e fentanilit.

Gjatë një takimi të organizuar të martën nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjeve me bazë në Uashington zonja Haley tha se do t’i nxiste kompanitë amerikane të largoheshin nga Kina. “Kina është shumë më tepër sesa thjesht një konkurrente. Kina komuniste është armike. Është kërcënimi i huaj më i rrezikshëm me të cilin përballemi që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo.

Provokimet ndaj Tajvanit

Javën e shkuar, në Pekin, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara mbi provokimet ushtarake të Kinës në ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, që planifikon mbajtje e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024.

Zoti Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit dhe janë për zgjidhje paqësore të dallimeve mes Kinës dhe Tajvanit.

Të mërkurën, Richard Haass presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë e pyeti zotin Blinken se përse Uashingtoni nuk ia bën më të qartë Kinës se Shtetet e Bashkuara “do të qëndrojnë në krah të Tajvanit, nëse Pekini synon të përdorë forcën”.

“Mendoj se diçka e tillë është shumë e dukshme, jo vetëm me ato që po themi, por edhe në ato që po bëjmë, se ne do të përkrahim Tajvanin”, u përgjigj zoti Blinken. “Bazuar në Aktin mbi Marrëdhëniet me Tajvanin ne kemi angazhim afatgjatë që siguron se ne do të bëjmë gjithçka do të ishte e nevojshmë për të ndihmuar Tajvanin që të mbrohet”.

Zoti Blinken tha se “dislokimi i trupave kineze, stërvitjet dhe provat raketore të Kinës”, që nga 2016, “trysnia ekonomike kundër Tajvanit” dhe përpjekjet e Pekinit për “ta ndarë” Tajvanin nga arena ndërkombëtare janë “jo etike për ruajtjen e status quo-së”. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se bazuar në politikën e Uashingtonit atë të “Një Kine”, Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë qëndrim mbi sovranitetin e Tajvanit. /Voa/

Etiketa: BlinkenkinaSHBA

Lajme të lidhura

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

12:00 - 21/09/26
AfD synon fitore historike! Lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe Rusisë
Botë

CDU pëson humbje historike! AfD triumfon në Mecklenburg, ndërsa e Majta fiton Berlinin

07:56 - 21/09/26
Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio
Botë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio

15:40 - 20/09/26
Para
Arrestohet 59-vjeçari në Vlorë, kanosi me thikë nipin e tij

Plagosja në Durrës, arrestohet autori i dyshuar/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rey Manaj pas rikthimit te Kombëtarja: Futbolli është me momente, synojmë Europianin
Sport

Rey Manaj pas rikthimit te Kombëtarja: Futbolli është me momente, synojmë Europianin

12:34 - 21/09/26

Kombëtarja shqiptare bën rikthimin e saj në fushë këtë javë, teksa sfida e parë në Nations League pritet të jetë...

Lexo më shumë
Ramadani para sfidës me Bjellorusinë: Zgjedhjet i bën trajneri, luan apo nuk luan përfaqëson Shqipërinë

Ramadani para sfidës me Bjellorusinë: Zgjedhjet i bën trajneri, luan apo nuk luan përfaqëson Shqipërinë

12:31 - 21/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale në Hagë

12:11 - 21/09/26
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

12:00 - 21/09/26
Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament

Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament

11:51 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com