GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Një histori e bukur, si zjarrfikësi birësoi foshnjen e braktisur në stacionin e tij (video)

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Një histori e bukur, si zjarrfikësi birësoi foshnjen e braktisur në stacionin e tij (video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një çift nga Florida kishte dhjetë vite që përpiqej të bënte fëmijë, por pa sukses. Sigurisht, ai nuk e kishte imagjinuar asnjëherë, që një vajzë do të vinte papritur në jetën e tij, si një dhuratë nga Zoti.

Burri punon si zjarrfikës. Më 2 janar ai ishte në turnin e natës kur befas, dëgjoi një alarm: jo për një zjarr, por një foshnjë që ishte braktisur në “Safe Haven Baby Box”, jashtë stacionit.

Kjo kuti e veçantë është në vetvete një histori tjetër interesante: Është iniciativa e një gruaje, Monica Kelsey, e cila vetë ishte një foshnjë e braktisur, për të vendosur 150 “fole” të tilla, me kushte të kontrolluara, në vende të ndryshme në SHBA, në mënyrë që nëse një prind vendos që nuk mund ta rrisë fëmijën e tij, të paktën ta lërë në një mjedis të sigurt.

Duke iu rikthyer historisë së zjarrfikësit – i cili zgjodhi të mbetej anonim në intervistat e mediave – në fillim mendoi se alarmi kishte rënë, por kur shkoi të hapte kutinë, gjeti një fëmijë brenda, të mbështjellë me një batanije rozë.

“Ajo kishte një shishe të vogël me vete dhe ishte e ftohtë, kujton ai. “E përqafova, u pamë në sy dhe kaq, e kam dashur që nga ai moment”

Kur e çoi foshnjën në spital, ai dhe gruaja e tij kërkuan menjëherë ta birësonin, duke përshkruar luftën e tyre dhjetëvjeçare për t’u bërë prindër. Pas dy ditë agonie, vajza e vogël e quajtur Zoey shkoi të jetonte me ta, për t’u birësuar zyrtarisht në prill.

Arsyeja pse zjarrfikësi vendosi të ndajë historinë e tij është t’i bëjë të ditur nënës biologjike të Zoey “që fëmija i saj gëzon kujdes dhe dashuri të papërshkrueshme”.

“Ne jemi shumë të lumtur që ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve të braktisur” tha Monica Kelsey. Vini re se “foletë” e Safe Haven Baby Box janë vendosur jashtë spitaleve dhe stacioneve të zjarrit. Deri më tani ata kanë ndihmuar në shpëtimin e të paktën 31 foshnjave në të gjithë vendin.

 

 

 

Etiketa: biresimifoshnja e braktisurzjarrfikesi

Lajme të lidhura

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Para
E pazakontë, tifozi i lë pasurinë me testament yllit brazilian

E pazakontë, tifozi i lë pasurinë me testament yllit brazilian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kritikoi opozitën se po lutet që Shqipëria të dështojë në procesin e integrimit...

Lexo më shumë
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com