GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Krijoi ‘dinastinë Felaj’ në prokurorinë e Tiranës, Ermonela: Jam krenare…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krijoi ‘dinastinë Felaj’ në prokurorinë e Tiranës, Ermonela: Jam krenare…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emërimi i familjarëve të nënkryetares së Kuvendit në prokurorinë e Tiranës u shndërrua në një debat të ashpër brenda Kuvendit.

Sali Berisha dhe deputetë të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës duke e akuzuar se “ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”

Deputeti i PD-së Luan Baçi duke iu drejtuar Felajt tha se sot, teksa pritet të raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë nuk duhet të kryesonte seancën. Sipas tij, Felaj me familjarët e saj ka uzurpuar Prokurorinë e Tiranës.

Nga ana tjetër deputetja e PS-së e cilësoi kulturë komuniste dhe tha se magjistrat të bën shkolla.

Baçi: Shkelja e rregullores është bërë rutinë, nuk përbën lajm. Grumbullimi i të gjithë institucioneve të drejtësisë për t’i bërë një analizë, për t’i dëgjuar sot dhe për të folur në kohë të kufizuar… do kishit bërë vetëm një gjë të mirë sot që ju të paktën të mos ishit drejtuese e seancës për arsyen se keni uzurpuar gjithë Prokurorinë e Tiranës me familjarët tuaj. Kjo tregon që e keni bërë këtë shtet, drejtësinë dhe parlamentin, duke e mbajtur vetëm ju në një dorë….

Felaj: Zoti Baçi e kuptoj që ju vini nga Bashkimet Profesionale dhe kultura e vjetër komuniste e të marrit me familjarët nuk ju vë dot në pozitë tjetër sepse ajo është në ADN-në tuaj. Por uluni se këtu nuk jemi mbledhur për familjarët e mi, por jeni për të ushtruar detyrën…

Baçi: Se nga vij unë e dinë ata që më kanë sjellë këtu. mos t’u djegë fare e keni mbushur prokurorinë me familjarët tuaj.

Felaj: Dhe meqë i ke kaq merak familjarët e mi ta dish ti dhe gjithë të tjerët që familjarët e mi, përfshirë dhe unë vetë nuk na i ka dhënë ato tituj politika, por arsimi zotëri. Magjistrat të bën shkolla. Nuk jemi plepista, nuk jemi nga listat e Sali Berishës që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista. Ato çështje ka kush t’i trajtojë. Ju mos sillni familjarë në këtë sallë, është shumë e shpifur kultura juaj komuniste.

Ndërhyn Sali Berisha nga salla. Kërkon replikë nga foltorja, por Felaj refuzon

Felaj: Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata  për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj.

 

Etiketa: dinastifelajKryesore1prokurori

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
“Drogonin” pushuesit në Himarë, në pranga dy të rinj

“Drogonin” pushuesit në Himarë, në pranga dy të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com