GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe pas dy vitesh, emergjencat civile ende të papërgatitura për rastet e fatkeqësive natyrore

10:03 - 26/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe pas dy vitesh, emergjencat civile ende të papërgatitura për rastet e fatkeqësive natyrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 i zgjoi shqiptaret me një zhurmë tmerruese. Dridhja e tokës shënoi pafuqinë tonë përballë natyrës, por edhe papërgatitjen tone për të. Kryesisht kjo nxorri në pah se nevoja emergjente për forcimin e kapaciteteve në Emergjencat Civile dhe në Institutin e Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit duhet të jetë e menjëhershmë.

Shqipëria një vend me rrezik relativisht të lartë të goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Rreziqet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë përfshijnë tërmete, rrëshqitje dheu, shkëmbinjsh, përmbytje, shira të rrëmbyer, thatësira, zjarre në pyje, epidemi, shpërthim digash e përmbytje. Si sot dy vite më parë, tërmeti i kobshëm tmerroi gjithë Shqipërinë. Pas kësaj ngjarje të rëndë, një nga pyetjet që u shtruan më shpesh ishte: a mund të përballojë Shqipëria situata të tilla të emergjencave civile?
Efektivët e Emergjencave Civile, vuanin sa nga mungesa e përvojës, aq edhe nga organizimi i dobët dhe kërkonin me kazma pasi nuk kishin mjetet bazë për kërkim-shpëtimin në rrënoja. Në ndihmë të forcave shqiptare erdhën efektivë nga Kosova, Italia, Greqia dhe vendeve të tjera, ndryshe nga ne ato ishin të kompletuar, që nga veshjet mbrojtëse e deri tek mjetet e rënda për zhvendosjen e inerteve.
Asokohe Ministrja e Brendshme, Olta Xhaçka pranoi se po të mos kishim ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bilanci i viktimave do të ishte edhe më i rëndë.
Premtimet nga ana e qeverisë për forcimin e kapaciteteve në Emergjencat Civile nuk munguan, por ku jemi dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit?
Zjarret që përfshinë vendin këtë verë, nxorrën në pah se shërbimi zjarrfikës, një nga sektorët më të rëndësishëm të emergjencave civile, është lënë në harresë. Përveç pajisjeve, mjeteve dhe veshjeve, mungon një qendër trajnimi, ku zjarrfikësit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre për të ndërhyrë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Shërbimi zjarrfikës, ishte një nga strukturat e para që u angazhuan në shpëtimin e njerëzve nën rrënoja në më 26 nëntorit të vitit 2019, por edhe pse kanë kaluar dy vite, ende vuan nga mungesa e investimeve si në mjete ashtu edhe në trajnime për të rinjtë.
Ndërkohë që shqiptarët do të presin me padurim që premtimet e dhëna në fushata të ndryshme elektorale të plotësohen, dosjet e këtyre premtimeve do zënë pluhur dhe shërbimi zjarrëfikës, banorët e lënë në qiell të hapur, por edhe shumë e shumë gjëra të tjera do li9hen në harresë.

Etiketa: emergjencat civilekryesore2rastet e fatkeqesivetermeti

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ofroi para në këmbim të votave, SPAK çon në gjykatë ish-kandidatin e LSI

Ofroi para në këmbim të votave, SPAK çon në gjykatë ish-kandidatin e LSI

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com