GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mushkolaj: BE dhe SHBA duan ta largojnë Vuçiçin nga rusët

21:38 - 03/07/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Mushkolaj: BE dhe SHBA duan ta largojnë Vuçiçin nga rusët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA, “frikën kryesore” e kanë eskalimin e situatës.

“Edhe BE-ja dhe SHBA-të janë të interesuar me çdo çmim që të provojnë ta nxjerrin Vuçiçin nga petkat e Rusisë. Në njëfarë forme në jemi duke e paguar edhe këtë çmim, për shkak se ka ndryshuar gjeopolitika në rajon dhe më gjerë”.

Kështu ka thënë analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për masat politike dhe ekonomike kundër Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Këto janë e njëjta gjë. Janë masa dikush i quan sanksione, unë i quaj masa ndëshkuese. Nëse ti i anulon takimet e nivelit të lartë atëherë është masë ndëshkuese, nëse e ndalë financimin e një projekti, ajo është masë ndëshkuese.

Nuk është hera e parë që Kosova është ballafaquar me masa të ngjashme, në kohën e Ramush Haradinajt, në kohën e taksave janë marrë disa masa. Këtu kemi të bëjmë menjë sërë masash të tjera që atëherë nuk kanë qenë. Këto masa janë masa të cilat i janë vendosur Kosovës për shkak se nuk ka bërë hapa përpara në depërshkallëzimin e situatës në veri”.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA, “frikën kryesore” e kanë eskalimin e situatës.

“Në kohën kur në Ukrainë po zhvillohet lufta nga agresioni rus, mos po zhvillohet një situatë në veri të Kosovës që mundet të kalojë në konflikt dhe të shkaktojë viktima”.

Mushkolaj beson që mjeshtri dhe kreativitet është që si të dilet nga kjo situatë dhe njëkohësisht të mos prishen raportet me SHBA-të dhe evropianët.

“Nuk e shoh efektivë që të shtohen sanksionet me idenë që të shtohet presioni ndaj Kurtit që të lëvizë tutje. Edhe ndërmjetësit duhet të shohin rrugë të tjera, të lëvizin nga pozicionet që i kanë në raport me situatën e krijuar në Kosovë.

Duhet të kemi parasysh që Kosova ka obligime ndërkombëtare. Edhe kjo qeveri e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe e ka marrë përsipër disa obligime, a janë të drejta apo jo këto masa, duhet të shihet në kontekst në të cilin po zhvillohen ngjarjet në veri”, shtoi më tej ai.

Etiketa: BEKosovaMushkolajRusiaSHBAVucic

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Para
Yjet e serialit të njohur njoftuan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë

Yjet e serialit të njohur njoftuan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com