GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ju informojmë për financat”, FSHF: Drejtohuni te kjo bankë, ja si shpif ‘Panorama Sport’

11:16 - 26/11/21
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, e pësojnë ekipet “big”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbolli ka reaguar sërish ndaj akuzave të ‘Panorama Sport’, e cila pretendon se llogaritë bankare të FSHF-së janë bllokuar nga UEFA, për shkak të një transaksioni të dyshimtë të supozuar në drejtim të klubit të Tiranës.

FSHF ka zbuluar sot se llogaritë e institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë janë aktive dhe se nuk ka asnjë problem në paga.

“Pretendimi i tretë i ngritur këto ditë nga media se Federata Shqiptare e Futbollit është në kolaps financiar, duke hasur vështirësi në pagimin e punonjësve, është një e pavërtetë e madhe. FSHF jo vetëm që nuk gjendet në një situatë kolapsi financiar, por po vazhdon të kryejë aktivitetin e saj rregullisht dhe është duke kryer investime të rëndësishme në infrastrukturë.”-bën me dije federata.

Ndërsa ka theksuar se çdo media e interesuar mund të drejtohet të Union Bank për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me situatën e FSHF-së dhe vërtetësinë e këtij njoftimi.

“Mediat e interesuara dhe “opinionistët” e përfshirë në këtë çështje, sipas Ligjit për Informim Publik, mund t’i drejtohen Union Bank për të marrë informacionin e saktë në lidhje me këtë pretendim.”-shtohet në njoftimin e FHSF-së.

Reagimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit e ndjen dhe e ka për detyrë të informojë komunitetin e futbollit, anëtarët e saj por edhe të gjithë opinion publik për atë që gjatë këtyre ditëve është trajtuar si skandal apo kolaps financiar i FSHF-së, me llogari të bllokuara, me rroga që nuk arrihen të jepen në kohë apo deri edhe në veprimtari anti-ligjore nëpërmjet transaksioneve në llogari të dyshimta.

Të gjitha pretendimet e ngritura prej dy ditësh nga media Panorama Sport dhe “opinionistë” lidhen me një detyrim që klubi Tirana ka ndaj ish-sponsorit të saj në vitet ‘90, të ndjerit Metush Seferi. Familja Seferi ka fituar gjyqin me klubin e Tiranës dhe për këtë detyrim, dhe me të drejtë, ka angazhuar një zyrë përmbarimore për vjeljen e detyrimit.

Zyra përmbarimore kërkon ta realizojë vjeljen e këtij detyrimi përmes bllokimit të të ardhurave që klubi Tirana siguron nëpërmjet pjesëmarrjes në kampionatin shqiptar dhe në kupat e Europës. Përballë kësaj situate, klubi Tirana, e ka pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi me një tjetër vendim gjykate. Pra, bëhet fjalë për një konflikt mes klubit Tirana dhe ish-Presidentit, Metush Seferi. Në asnjë moment nuk ka pasur apo nuk ka një bllokim të fondeve apo të llogarive të Federatës Shqiptare të Futbollit nga të ardhurat që vijnë nga UEFA për pjesëmarrjen e klubeve shqiptare në kompeticionet europiane. Mediat e interesuara dhe “opinionistët” e përfshirë në këtë çështje, sipas Ligjit për Informim Publik, mund t’i drejtohen Union Bank për të marrë informacionin e saktë në lidhje me këtë pretendim.

Në lidhje me akuzën e rëndë të bërë se paratë që klubi Tirana ka siguruar nga pjesëmarrja në Kupat e Europës një sezon më parë janë kaluar nëpër llogari të ndryshme nga llogaria e klubit, duhet të bëjmë përsëri me dije se të gjitha të ardhurat e UEFA-s kanë kaluar në llogaritë e klubit të Tiranës dhe nëse përmbaruesi nuk i ka marrë dot nga bankat, ky është problem mes përmbaruesit dhe bankës dhe jo Federatës Shqiptare të Futbollit që ka për detyrë që paratë e anëtarëve të saj t’i transferojë në llogaritë e tyre. Dhe vlen për t’u theksuar se i gjithë ky proces ekzekutimi është i jashtëligjshëm pasi po përpiqet të ekzekutohet një vendim për një shoqëri që tashmë ka mbetur pa administrator dhe në kundërshtim me ligjin po vazhdon të ekzekutohet.

Pretendimi i tretë i ngritur këto ditë nga media se Federata Shqiptare e Futbollit është në kolaps financiar, duke hasur vështirësi në pagimin e punonjësve, është një e pavërtetë e madhe. FSHF jo vetëm që nuk gjendet në një situatë kolapsi financiar, por po vazhdon të kryejë aktivitetin e saj rregullisht dhe është duke kryer investime të rëndësishme në infrastrukturë. Stadiumi i Kukësit, kompleksi stërvitor “Skënder Halili”, kompleksi stërvitor i klubit Teuta, stadiumi “Niko Dovana”, rinovimi i fushës së stadiumit “Reshit Rusi”, stadiumi i qytetit të Bulqizës, investimi në stadiumin Egnatia, kompleksin Partizani, stadiumin “Tofik Jashari” që janë në proces tregojnë se gjëndja financiare e FSHF është e qëndrueshme dhe e shëndoshë falë menaxhimit shumë të mirë që bëhet nga administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ky është detyrimi ynë për ju të dashur anëtare të familjes së futbollit dhe për ju të nderuar tifozë e dashamirës futbolli.

Ndërsa çakejtë e qentë që lehin për të realizuar objektivat e veta nuk meritojnë as vëmendje e as përgjigjen tonë.

Etiketa: financafshfpanorama sport

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot
Sport

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot

11:47 - 30/01/26
Superiore/ 90 minuta lojë për të vendosur fatin e një edicioni futbollistik, 6 skuadra luajnë për gjithçka
Sport

Java e 22-të premton spektakël! Vllaznia dhe Elbasani luajnë në transfertë, Egnatia pret Tiranën

11:37 - 30/01/26
Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll
Breaking Views

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

22:34 - 29/01/26
Para
“Do më kesh gjithmonë afër”, Dj PM i premton Sarës

“Do më kesh gjithmonë afër”, Dj PM i premton Sarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hasimja: Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët! Jemi në rrugën e duhur
Aktualitet

Hasimja: Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët! Jemi në rrugën e duhur

12:47 - 30/01/26

“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimjat një ndër themeluesit e...

Lexo më shumë

Berisha takohet me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen

12:38 - 30/01/26
PD: Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro

PD: Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro

12:18 - 30/01/26
Mbyllja e tregut të Vlorës, qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog

Mbyllja e tregut të Vlorës, qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog

11:54 - 30/01/26
Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot

11:47 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com