GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Mateos, Çalamani i qetë në burg: Nuk dua të tregoj motivin

11:37 - 26/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Mateos, Çalamani i qetë në burg: Nuk dua të tregoj motivin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e rëndë që shokoi opinion publik pas vrasjes dhe groposjes të 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier mbetet ende e pazbardhur ka grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se Klodian Çalamani është i qetë në burg dhe të gjitha tentativat për rimarrjen në pyetje kanë dështuar. Çalamani nuk rrëfen asgjë për ngjarjen dhe arsyet që e bënë të kryejnë krimin e rëndë apo faktin nëse ka bashkëpunëtorë siç pretendojnë familjarët.

Qetësia e ka karakterizuar Çalamanin gjatë gjithë kësaj ngjarje të rëndë. Ai ka ditur të ruajë qetësinë edhe përpara se familjarët të zbulonin krimin duke u bashkuar me ta për të kërkuar Mateon dhe duke i pyetur herë pas here nëse “e gjetën”. Pikërisht kjo qetësi e shoqëron edhe në burg, ku nuk ka pranuar të tregojë asgjë për ngjarjen. Ky njeri, i cili shëtiste rrugëve të fshatit me hanxhar duke terrorizuar të gjithë banorët e fshatit, i dënuar me 4 vite burg pasi dhunoi një të mitur, u la i lirë nga organet e drejtësisë.

Shtëpia e Klodian Çalamanit, vendi ku u krye krimi tërheq vëmendjen e të gjithë banorëve të fshatit dhe medias, ndërsa familjarët e Mateos kthehen të dëshpëruar në vendin ku mori frymë për herë të fundit i vogli i tyre për të kërkuar një provë, një provë të vetme që zbardh të vërtetën e ngjarjes makabër.

Krimi i rëndë ka thyer zemrën e familjarëve të cilët kërkojnë drejtësi dhe apelojnë që autori të varet në litar. Mbledhja e firmave për peticionin e iniciuar prej tyre ku kërkojnë dënim me vdekja për Klodian Çalamanin ishte një fije shpresë ku familjarët u kapën për të mos prekur fundin pasi varrosën të birin. Ndërsa sot, ata janë mbyllur në shtëpinë e tyre, në kërkim të një momenti paqeje dhe kush do që iu troket në derë thonë vetëm dy fjalë: “Boll më”.

Krimi makabër ndodhi në Grecalli të Fierit në 16 nëntor, ku Klodian Çalamani, dhunoi, vrau me sëpatë dhe varrosi 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Etiketa: Klodian CalamaniKryesore1Mateo Vasiu

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
Bashkëmoshatarët vrasin me thikë 12-vjeçaren në Liverpool

Bashkëmoshatarët vrasin me thikë 12-vjeçaren në Liverpool

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com