GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ramë koferencieri dhe Billi i lodhur

19:07 - 04/07/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja

Kur Albin Kurti i kundërvihej Ballkanit të Hapur, me Proçesin e Berlinit, Edi Rama tallej, madje plot mendjemadhësi, në atë tipin e tij bullist, e ftonte qeveritarin e Kosovës të përfshihej në tryezë me qëllim lëvizjen e lirë.

Albin Kurti pohonte publikisht se, si Shqipëria dhe Kosova e kanë vendin në Europë, në Berlin, Edi Ramës i hante timoni për në lindje. Ndaj sot jo rastësisht, Shqipëria nuk është akoma anëtarë e komunitetit europian. Në Proçesin e Berlinit Albini, jo, thoshte Edi Rama. Madje, bashkë me grupin e interesit, jo Kosovën, shpikën termin e një Mini Shengeni Ballkanik, bash për të trembur Berlnin. A ia arriti qëllimit? Asesi!

Shqipëria sot ka rënë në një vakum dështimi sa ekonomik aq edhe politik. Kujtoni se vetëm në muajin e kaluar (8 qershor 2023) qeveria e Edi Ramës mori borxh rreth 600 milion euro kredi me interesa të lartë. Nga këto para borxh plus përqindjet bankare, i bie të jenë në borxh edhe ata që do lindin në vitin 2060. Pra me këto para, Edi Rama paguan turet e tia të panevojshme të lobimit, fton këngëtarë të huaj dhe investon në pjesëmarrjen e ulët në votime, plus përçarjen e opozitës.

Në vend të një grupi këshillmor për çështjen kombëtare, ka kudo në krah një pinjoll nga familja e Sorosit. Një nga manjatët e investimit për prishjen e ekulibrit të rendit botëror, ku në disa vende, si Hungaria edhe e kanë larguar. Sjell në Tiranë Bill Klintonin dhe ku ky i fundit, megjithëse i lodhur, madje me sforco, jep një leksion mbi të drejtën universale, madje e thekson rëndësinë e gjithëpërfshirjes, Edi Rama flet vetëm për Unin pervers të njëshit të tij. Ndanë ftesa selektive dhe përdor një retorikë, mbi të drejtën e Unit, si e si të uli poshtë Albin Kurtin.

Paralelisht ka nisur edhe një investim brutal për turizmin duke paguar pafund deri televizionet amerikane. Në vend që të marri borxh për të hapur linja ajrore New York-Tiranë apo New York-Prishtinë, merr borxhe për të sunduar vet dhe varfëruar vendin. Akoma shqiptarët valutën e tyre ua japin shoqërive ajrore të botës dhe jo atyre shqitare. Por dështimin më të madh në historinë e politikës, që nga formimi i shtetit shqiptar, e ka në lidhje me pjesën e epërme të kombit, Dardaninë apo Kosovën. Edhe këtu, në vend që të planifikonte një linjë hekurudhore Tiranë-Prishtinë, ai i fluturoi përsipër Prishtinës.

E vërteta është se sot mes Tiranës dhe Prishtinës ka një fund të dhimshëm komunikimi, ku më shumë se çështja kombëtare, ekonomia mes veti, komunikacioni, arsimi dhe tekstet shkollore etj., shqiptarët diskutojnë se kush ka të drejtë, Rama apo Kurti? Në një farë mënyre është bash ajo gjëndje të cilën aq shumë e dëshirojnë ata që kanë frikë nga koncepti Shqipëria e Madhe. Rama sot deklaroi se do të nisi turin për Proçesin e Berlinit.

Pa ndjesën më të vogël, pa gajle dhe skuqjen e fytyrës. Pa asnjë llogari dhënie dhe kjo ndodh kur Uni ka pushtet absolut. Dhe kjo nuk është më demokraci. Kësisoj edhe ata 700 mijë votues të Edi Ramës apo, 34% e shoqërisë shqiptare, kanë të drejtën e Unit të mendojnë se edhe kombi duhet t’i bindet. Vetëm se ta dini, Albinin e kanë votuar mbi 50% e shoqërisë.

Etiketa: ClintonlevonjaRama

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
Aksident në Librazhd, trajleri del nga rruga

Aksident në Librazhd, trajleri del nga rruga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com