GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Mbahet Festivali i filmit në Dropull, konkurojnë 40 filma shqiptarë dhe grekë

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 1 min
A A
Mbahet Festivali i filmit në Dropull, konkurojnë 40 filma shqiptarë dhe grekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Dropull është duke u mbajtur festivali i tretë ndërkombëtar i filmit të shkurtër. 40 filma kryesisht të regjisorëve grekë, shqiptarë dhe kosovarë janë në konkurrim, 11 prej të cilëve filma të animuar për të rritur.

Filmat janë realizuar nga regjisorë të rinj nga të dy vendet dhe sjellim tematika që prekin të përditshmen, sfidën për të gjetur veten, vetminë brenda një shoqërie që nxiton, diferencat e botëkuptimit mes brezave, fantazinë dhe realitetin, identitetet e shumëfishta që të imponon shoqëria moderne por edhe qasje mistike e surreale me në qendër mendimin dhe filozofinë për jetën. Ka filma që kanë në qendër forcën njerëzore mbijetesën dhe shpesh absurdin e diktuar prej zhvillimeve pa busull. Festivali do të jetë një maratonë katër ditore jo thjesht e filmit por edhe artit pamor, vizatimit, muzikës, kostumeve dhe jetës lokale.

Mbrëmja e parë e festivalit u mbajt në teatrin antik të Adrianopolit dhe solli një koncert të shkurtër në kitarë dhe një film të shkurtër grek të realizuar gjatë viteve 60.

Festivali do të zhvendoset në zona të ndryshme të Dropullit edhe për të evidentuar potencialin turistik të zonës, monumentet, trashëgiminë dhe hapësirat për aktivitete në natyrë. Juria e festivalit e përbërë nga autoritete të filmit, artit autoritete lokale, shkrimtarë dhe regjisorë do të vlerësojë në mbyllje të eventit me çmime të dy kategoritë e filmave që konkurojnë këtë sezon.

 

Etiketa: dropullfestivalfilm

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
Berisha: Korriku do të jetë përvëlues për Ramën, ndërsa tetori…

Berisha: Korriku do të jetë përvëlues për Ramën, ndërsa tetori...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Agravohet situata në Vlorë, protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të prishin rrethimin e Muzeut Hebraik
Aktualitet

Agravohet situata në Vlorë, protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të prishin rrethimin e Muzeut Hebraik

12:16 - 16/10/26

Situata është agravuar ditën e sotme në Vlorë, ku protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje...

Lexo më shumë
“O jam kamarier dhe po shkoj në punë”, ndalohet me dhunë i riu te Kryeministria

“O jam kamarier dhe po shkoj në punë”, ndalohet me dhunë i riu te Kryeministria

11:50 - 16/10/26
U bë simboli i revoltës, gjykata jep vendimin për studentin Klevi Metaj dhe protestuesit e arrestuar

U bë simboli i revoltës, gjykata jep vendimin për studentin Klevi Metaj dhe protestuesit e arrestuar

11:47 - 16/10/26
Dita e katërt e protestës në kryeqytet, nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin Skënderbej

Dita e katërt e protestës në kryeqytet, nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin Skënderbej

11:43 - 16/10/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Gjekmarkaj: Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku të rinjtë masakrohen pse kërkojnë të drejtën e tyre!

11:40 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com