GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Tre akademikët e Kosovës zgjidhen në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (EMRAT)

20:18 - 05/07/23
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 5 min
A A
Tre akademikët e Kosovës zgjidhen në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Akademikët; Mehmet Kraja, Sabri Hamiti dhe Fejzullah Krasniqi, shprehin falënderime për përfshirjen në gjirin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

-Akad,. Mehmet Kraja, Kryetar i ASHAK: Nga foltorja e Akademisë së Shkencave dua të përçoj vetëm një mesazh: se nxitja institucionale e një fryme idealiste në krijimtarinë shkencore dhe artistike ndoshta do t’i ndryshonte disa trende negative, në të cilat janë përfshirë shoqëritë tona. Kjo nuk ka të bëjë më politiken, e cila ka shumë të mësojë nga kjo frymë bashkëpunimi që ekziston mes dy akademikëve tona, por më shumë se kaq ka të bëjë më dijen si dinjitet dhe vlerë, që duhet të respektohet në mënyrë të ndërsjellët. Mbarë mileu, hapësira kulturore shqiptare  ka nevojë për këtë ristrukturim dituror.

#AShSh

#ASHAK

#MbledhjaeAsamblesë

Sot më 5 korrik 2023, ora 12.00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua mbledhja e Asamblesë.

Akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i ftoi të pranishmit të nderojnë Himnin Kombëtar. Pas kësaj e shpalli mbledhjen ceremoniale të hapur, duke ia kaluar fjalën Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushit.

Akademik Skënder Gjinushi u uroi mirëseardhjen anëtarëve të Asamblesë dhe sipas rendit të ditës, sipas nenit 6 të Ligjit 53/2019, për zgjedhjen e tre anëtarëve të jashtëm të rinj, anëtarë të Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, prezantoi kandidaturat e akademikëve Mehmet Kraja, Sabri Hamiti dhe Fejzullah Krasniqi.

Akademik Mehmet Krajës iu dha diploma e anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi me motivacionin:

“Mehmet Kraja

Personalitet me veprimtari e kontribute të shumanshme në kulturën shqiptare, si tregimtar e romancier; si dramaturg e skenarist; si kritik letrar; publicist e eseist; si drejtues i disa prej tribunave më të rëndësishme të mendimit qytetar dhe letrar në historinë e Kosovës e veprimtar publik i vijës së parë në momente kyçe për vendin; figurë qendrore akademike; autor i mbi 15 romaneve, 6 vëllimeve me tregime; 7 dramave dhe 11 shfaqjeve teatrore, si dhe i 5 vëllimeve me kritikë e studime; fitues i më shumë se 10 çmimeve dhe mirënjohjeve letrare e artistike në Shqipëri e në Kosovë; i njohur për pjesëmarrjen e tij referenciale në debatet më të rëndësishëm për identitetin e shqiptarëve, historinë politike të tyre, komplekset dhe psikozat kombëtare e raportet ndërshqiptare; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj prej dy mandatesh; me një rol përcaktues për mbarësinë e nismave dhe projekteve më të rëndësishme shkencore me karakter mbarëkombëtar.”

Akademik Mehmet Kraja shprehu falënderimin për përfshirjen në gjirin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si anëtar i jashtëm dhe vuri në dukje se kjo akademi pavarësisht nga ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur, ekzistenca e saj është shoqëruar me prurje idesh të lidhura ngushtë me dimensionin më vital të historisë së kombit shqiptar, me albanologjinë, me historinë, me shkencat e tjera shoqërore dhe ato të natyrës, të cilat përbejnë korpusin e madh të dijes dhe identitetit. Studimet që kanë buruar nga ky institucion kanë synuar të zënë vendin e vlerave më të qëndrueshme dhe të arritjeve tona më të mëdha në fushën e shkencës dhe të dijes. – tha akad. Mehmet Kraja.

Nga foltorja e Akademisë së Shkencave akad. Kraja shprehu dëshirën të përçonte vetëm një mesazh: se nxitja institucionale e një fryme idealiste në krijimtarinë shkencore dhe artistike ndoshta do t’i ndryshonte disa trende negative, në të cilat janë përfshirë shoqëritë tona. Kjo nuk ka të bëjë më politiken, e cila ka shumë të mësojë nga kjo frymë bashkëpunimi që ekziston mes dy akademive tona, por më shumë se kaq ka të bëjë më dijen si dinjitet dhe vlerë, që duhet të respektohet në mënyrë të ndërsjellët. Mbarë mileu, hapësira kulturore shqiptare ka nevojë për këtë ristrukturim dituror.

Akademik Sabri Hamitit iu dha diploma e anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë nga akad. Rexhep Meidani me motivacionin:

“Sabri Hamiti

Studiues i mirënjohur i historisë së letërsisë shqipe prej fillimeve deri në kohën e sotme; me botime të thelluara posaçërisht për autorë dhe zhvillimeve të mënjanuara, të ndaluara apo të përjashtuara në historishkrimin e letërsisë në Shqipëri e në Kosovë; i vlerësuar për rolin orientues të studimeve të tij në pikëpamje të shkollave letrare, duke përfshirë atë të grupimit vox clamantis in deserto; të ndërveprimit midis jetës dhe veprës së shkrimtarit; të përveçimit të tyre përmes stilit; me veprimtari universitare në gjithë hapësirën historike shqiptare; autor i mbi 50 veprave monografike studimore dhe letrare; fitues i shumë çmimeve kombëtare e mbarëkombëtare për merita shkencore e krijuese, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.”

Akad. Sabri Hamiti shprehu gëzimin për zgjerimin e  bashkëpunimit mes dy akademive dhe u shpreh se i është bërë një nderim i madh si shenjë mirënjohjeje dhe mirësie. Dhe mirënjohja dhe mirësia është mirë të qëndrojnë bashkë, për të pasur një trekëndësh të komunikimit njerëzor, shpirtëror dhe intelektual”-tha akad. Sabri Hamiti.

Akademik Fejzullah Krasniqit  iu dha diploma e anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi me motivacionin:

“Fejzullah Krasniqi

Intelektual me veprimtari të shquar akademike dhe universitare në fushën e termofikimit e të rrjeteve termike, të termoenergjetikës dhe të termoteknikës, të termodinamikës energjetike, ngrohjes e klimatizimit; titullar i disa prej disiplinave universitare të këtyre fushave në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Shqipëri; me një karrierë të suksesshme në drejtimin e njësive kërkimore universitare të disa niveleve; autor e bashkautor i mbi 110 artikujve shkencorë të botuar në revista brenda vendit dhe në tribuna shkencore të indeksuara jashtë;  autor e bashkautor i tetë teksteve universitare dhe i katër studimeve monografike; bashkëpunëtor dhe kontribuues në projekte të përbashkëta ndërakademike; i njohur për kompetencën në zgjidhjen e problemeve të fushës së ekspertizës; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.”

Akad. Fejzullah Krasniqi  falënderoi dhe tha se shkenca nuk ka kufij, është universale. Arritjet shkencore kanë kuptim vetëm kur janë në shërbim të plotë të njerizimit.

“Qenia anëtar i jashtëm për mua është një nder i madh, që më sjell kënaqësi të cilën dua ta ndaj bashkë me të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. –tha akad. Fejzullah Krasniqi.

Më pas u dhanë diplomat për akademikët e shpallur të rinj në mbledhjen e mëparshme të Asamblesë; akad. Valter Memishaj, akad. Adem Bunguri dhe akad. Anila Hodo.

Morën diplomat edhe akademikët e shpallur më herët: Jani Thomai, Arben Merkoçi dhe Arjan Durrësi.

Më pas u ndanë diplomat “Akademik emeritus” për akad. Nestor Therreskën, akad. Efigjeni Kongjikën, akad. Floresha Dadon./TemA

Etiketa: akademia e Shkencave te ShqiperiseAkademiket kosovare

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e sulmeve kardiake

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e sulmeve kardiake

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com