GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Larushkës, arrestohet Valter Bami (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Larushkës, arrestohet Valter Bami (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar Valter Bamin, për masakrën e Larushkës. Në dorën e majtë të Valter Bamit janë gjetur mbetje të barutit.

“Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme”, njoftoi policia. 

Policia ka shoqëruar sot disa herë brenda pak ditësh Valter Bamin. Shoqërimi i Bamit nga policia ka pasur lidhje me atentatin në Larushk ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjës, 29-vjeçari Ramazan Sina, ndërsa u plagosën dy fëmijët e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, lidhje shoqërore e Bamit, ndërsa po ushtrohet kontroll në banesat e tyre.

Për ngjarjen e rëndë, Policia shoqëroi edhe Marklen Hakën, Durim Bamin dhe Valter Bamin, të cilët mohuan se kishin lidhje me ngjarjen. Referuar raportimeve, policia nisi verifikimet mbi personat e shoqëruar mbi vendndodhjen e tyre para dhe gjatë ngjarjes.

Policia ushtroi kontroll në banesat e tyre, ndërsa Valter Bami deklaroi se ndodhej në banesë, madje duke vënë në dispozicion edhe kamerat e sigurisë për të provuar thëniet e tij.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë. Ai u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 10 janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Touareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Gjithashtu, ndaj tij ka dyshime se është përfshirë edhe një seri grabitjesh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithashtu për këtë personazh ka dyshime se ka qenë edhe në disa grabitje gjatë verës së kaluar, të cilat nuk janë arritur të dokumentohen.

Etiketa: Kryesore1Valter Bami

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?
Aktualitet

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Para
70 milion dollarë buzë oqeanit, ja super shtëpia e Kim Kardashian

70 milion dollarë buzë oqeanit, ja super shtëpia e Kim Kardashian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin...

Lexo më shumë
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com