GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i KLSH-së, Pano: Pylli Orbital është një mashtrim i pinokut Veliaj

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KLSH-së, Pano:  Pylli Orbital është një mashtrim i pinokut Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, komentoi sot një raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vlerëson në një raport auditimi se mjedisi në Tiranë po degradon me ritme të shpejta dhe se projektet e propaganduara nga kryebashkiaku i kryeqytetit për gjelbërimin nuk janë realizuar.

Deklarata:

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për mjedisin dhe gjelbërimin në Tiranë ka provuar atë që zërat e pavarur dhe opozita trumbetojnë prej kohësh. Nuk ekziston një Pyll Orbital dhe ai është vetëm një prej fjalëve të rrjeshme në fjalorin e gjerë të të të pavërtetave të kryebashkiakut Veliaj.

Kështu, pema e 1-miliontë është vetëm në kokën e kryebashkiakut dhe imagjinatën e atyre që paguhen për të besuar ricikluar broçkulla orbitale.

“Projekti i Pyllit Orbital për shkak të pamundësive financiare si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë, rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi,” thuhet në raportin e auditit për vitin 2022 të prezantuar në Kuvend dje, ku u tha që Pyll Orbital nuk ka.

Tirana mund të kishte bërë edhe pa Pyllin magjik Orbital, por çka e rrit ndotjen janë veprime dhe mosveprime të tjera të Bashkisë.

“Mjedisi po degradon me ritme të shpejta, fakt ky që reflektohet në probleme të tilla si pasiguria e tokës, përkeqësimi i cilësisë së ujit, ndotja e ajrit, zhurmat dhe problemet e depozitimit të mbeturinave, etj.” thuhet në raportin e KLSH.

KLSH konstaton gjithashtu se “zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra’.

KLSH i rekomandon bashkisë që të marrë masa për shtimin e hapësirave të gjelbra të reja në territorin që administron, pasi konstaton se në përgjithësi objektivat e saj në këtë drejtim “rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme”.

Nuk mund të ishte ndryshe sepse raportet e NUMBEO-s e listojnë Tiranën si një ndër qytet më të ndotura në botë. Edhe një institut shkencor italian që realizoi për emisionin Piranjat një matje të ndotjes së ajrit gjeti se gazet e dëmshme në ajrin e kryeqytetit janë 10 herë më të larta se norma.

Ndotja është alarmante për ne që jetojmë dhe punojmë në këtë qytet dhe nuk njeh dallime politike.

Shëmbëlltyra e Pinokut dhe babait të tij Xhepeto…. këtë herë po i shpërfaqen qytetarëve të Tiranës përmes modelit Veliaj- Rama ndryshe nga portretizimi që i bën karaktereve të tij Carlo Collodi 130 vjet më parë.

Në dramën tonë ‘Babai’ nuk sakrifikon t’i mësojë integritetin dhe vlerat e larta morale krijesës së tij prej druri, që ëndërron të bëhet njeri.

Si rrjedhojë në aventurat e tij, Pinokut tonë çdo ditë i zgjatet hunda, pasi ai nuk mund të mësojë mësimin e madh të jetës; ndershmërinë dhe integritetin.

Fatkeqësisht ai nuk ka mësuar të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve; nuk ka mësuar vlerën e mirësisë dhe dhembshurisë, por perkundrazi. Dhe, pavarësisht se ka një ‘ëndërr të madhe’ mbetet një kukull prej druri e komanduar prej interesave të një pakice që përfiton në kurriz të shumicës që varfërohet çdo ditë.

Në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Partisë demokratike i bëj thirrje Erion Veliajt që të marrë mësimet e thjeshta të jetës dhe të fillojë punë, qoftë edhe me kohë të pjeshme si shërbestar i qytetarëve të Tiranës.

 

Etiketa: KLSHKryesore1pinoku veliaj

Lajme të lidhura

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Restaurimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore -sfidë e kohës

Restaurimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore -sfidë e kohës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën...

Lexo më shumë
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com