GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dhuna barbare e Rrajëve, Tabaku: Bandat qeveritare bëjnë që shqiptarët të ikin

17:09 - 07/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna barbare e Rrajëve, Tabaku: Bandat qeveritare bëjnë që shqiptarët të ikin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me dhunën barbare të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja në Fushë Krujë. Tabaku shprehet se familjarët e deputetit janë përfshirë në bizneset e zonës në forma bande, dhe dhuna ju është kthyer në normë.

Po ashtu, Tabaku vlerëson se kjo dhunë shtetërore bën që shqiptarët duan të ikin nga vendi.

“Lajme në Shqipërinë e 2023: Fisi Rraja rreh me pistoletë në dorë anëtaret e fisit Maja.

Dhuna e më të fortit është kthyer sot normë; dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike madje në një sistem të mirëorganizuar që operon nga zyrat e sipërmarrjes dhe ekonomisë deri në lagjet e humbura të vendit. Prandaj nuk ka habi që familjarë të deputetit të zonës, që dukshëm ka një armë më shumë në këtë histori, përfshihet në bizneset e zonës në formën e një bande, punëson në zonë kë dëshiron fisi dhe sundon me urdhër në formën e një qeverie paralele. Të gjitha këto benefite vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje pasi sistemi është i tillë. Sistemi lejon trafikun e drogës dhe bandat që këto të fundit të kërcënojnë dhe blejnë votat.

Ky model i ofrohet Shqipërisë prej 30 viteve. Shqiptarët kanë kërkuar dhe janë përpjekur që të promovojnë vlera të tjera por është sistemi i perfeksionuar në këto 10 vite që ka promovuar anti-vlerat që sot japin shfaqje të shëmtuara.

Të rinjtë kërkojnë mundësi sipërmarrje kurse sistemi i kësaj qeverie i ofron modelin e gangsterit të lagjes. Të rinjtë investojnë në shkollim për të ndërtuar të ardhmen këtu ndërkohë që modeli i shtetit dhe sistemit të ngritur i ofron meritokracinë e bandës dhe të rinjve aty.

Prandaj rinia largohet sepse e ka kuptuar që ky sistem të gllabëron brenda tij apo të godet dhe dhunon me skena të tilla në rastin më të mirë. Mbase, të kthen dhe në një viktimë, në rastin më më keq. Pra, një histori bandash që të kujtojnë Perëndimin e Largët të filmave Western më shumë se sa vendin ku kryeministri ka ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të promovuar Procesin e Berlinit

Pamje nga dhuna e sotme”, shkruan Tabaku.

Etiketa: dhunaRrajet

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Jordan i bën dhuratën befasuese vajzës së legjendës të NBA

Jordan i bën dhuratën befasuese vajzës së legjendës të NBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com