GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, shqiptari dënohet me 3 vite burg

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, shqiptari dënohet me 3 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg një shqiptar me precedentë të shumta penale, për veprën e pasurimit të pajustifikuar.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Artur Rrapaj, i cili u arrestua në Samborondón, provincën Guayas, më 9 shkurt të këtij viti. I riu shqiptar u arrestua bashkë me bosin më të madh të një rrjeti trafiku droge pseudonimin ‘Gato’, si pjesë e grupit kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.

37-vjeçari shqiptar u kap me disa telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Ndërkohë gjatë arrestimit të tij u nxorën në dritë të dhëna se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación.

Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në Shqipëri dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk ishte befasuese për Policinë e Ekuadorit.

Roli i mafias shqiptare
Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar ‘emisarë’ në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi ishte blerja e kokainës së lirë, sipas një hetimi të InsightCrime. Një burim policor i tha PRIMICIAS se shqiptarët, me bazë në Ekuador, fshihen pas profilit të biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit. Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë. Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga alias ‘Gato’. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narkotikët kryesorë në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës me alias ‘Gato’ bëheshin nga Ekuadori. Trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.

Kontakti me Sinaloa-n
Shtetet e Bashkuara e lidhën Sanchezin me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky, nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi me kartelin Sinaloa, të udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se ‘El Mayo’ Zambada ishte aleat me mafian shqiptare. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave. Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar.

Etiketa: Artur RrapajEkuadorKryesore1

Lajme të lidhura

Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri
Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Aktualitet

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë
Aktualitet

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

12:36 - 16/09/26
Para
U emërua në krye të Policisë së Shtetit, flet për herë të parë Muhamet Rrumbullaku

Pas ngjarjeve kriminale, Çuçi në zyrën e Rrumbullakut/ Çfarë pritet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri
Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specilizuara të Hagës për katër ish-krerët e Ushtrisë...

Lexo më shumë
Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:11 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

12:36 - 16/09/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

12:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com