GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas dhunës së Rrajave, banorët e Borizanës: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas dhunës së Rrajave, banorët e Borizanës: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhuna që pjesëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy banorëve të Borizanës, pasi këta të fundit ishin ankuar se nga shpërthimet në gurore po u shkatërroheshin banesat, duket se ka nxjerrë zbuluar të gjithë kupolën drejtuese të Policisë në Fushë-Krujë.

Banorë të Borizanës duket se kanë thyer frikën pasi kanë parë skenat se si dy bashkëqytetarë të tyre, pjesëtarë të fisit Maja janë dhunuar barbarisht me shkopinj bejsbolli e qyta armësh nga të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe djali i deputetit Rraman Rraja dhe dy vëllezërit e ligjvënësit socialist.

Report Tv ka transmetuar intervistat e banorëve, ku njëri prej tyre shprehet se fisi Rraja i kërcënon se do i vrasin e do i dhunojnë në rast se ankohen për guroret. Banorët thonë se shpërthimet në gurore janë bërë shqetësuese dhe se po dëmtohen banesat që i kanë ndërtuar me djersë.

“Problemi është të marrë masa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe Rraja, u bënë nja 20-30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rrah, do ju vras”, tha banori për Report Tv.

Ai thotë se nëse shteti nuk do marrë masa, dy anëtarët e fiseve Rraja e Maja do të vriten me njëri tjetrin.

“S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askënd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë”, vijoi ai.

Banori thotë se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për guroret, por nuk është marrë asnjë masë. Madje ai pretendon, se shefi i komisariatit u ka thënë të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore se do t’i arrestojë.

“Sipas rregullave të shtetit shqiptar kemi bërë 40 denoncime. Shteti fle gjumë. Ne nuk kemi asnjë problem  me asnjë fis, as me Rrajtë. Por unë si banor, kam kërkuar të merren masa të paktën ti bllokojnë për monentin. Këtë apel e kam bërë në Report TV edhe para një muaji. Na me zor mbajmë fëmijët me bukë jo më të na prishin shtëpitë”, thotë ai.

Banorët shpesh kanë bërë protesta për punën në gurore dhe dëmet që u shkakton, por për Report Tv një prej banorëve tha se janë shuar pasi kanë marrë ryshfet që mos të protestojnë.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Etiketa: banoredenoncimeKryesore1Rraja

Lajme të lidhura

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Mirditë/ Zjarrfikësi dëmtohet gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, sillet me helikopter në Tiranë

16:51 - 22/08/26
Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar
Aktualitet

Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

16:27 - 22/08/26
Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)
Aktualitet

Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

16:05 - 22/08/26
Para
Ylli i njohur i këngës, Dua Lipa nuk ndalet me fotot nga pushimet e saj (Foto dhe video)

Ylli i njohur i këngës, Dua Lipa nuk ndalet me fotot nga pushimet e saj (Foto dhe video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United
Sport

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26

Hull City shkakton surprizën e madhe në javën e parë të Premier League angleze. E rikthyer në elitën e futbollit...

Lexo më shumë
Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

17:04 - 22/08/26
Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

Mirditë/ Zjarrfikësi dëmtohet gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, sillet me helikopter në Tiranë

16:51 - 22/08/26
Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

16:27 - 22/08/26
Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

16:05 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com