GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Hetimi i inceneratorit të Tiranës është sprova e vërtetë e SPAK

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj duhet të na sqarojë fillimisht për ‘gjobat’ që na ka vendosur ai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ola Xama

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorëve nuk mund të quhen ende se kanë marrë rrugën e duhur dhe se arrestimi/ kërkesa për arrestim e disa zyrtarëve që kanë patur peshë në politikën e vendit nuk mjafton.

Unë nuk jam te grupi i atyre që mendojnë se nëse një person ka qënë i përfshirë, por jo “koka” e tyre, duhet të amnistohet. Drejtësia të shpëton për sa kohë tregon bashkëpunëtorët, në të kundërt edhe 1 lek të kesh marrë nga buxheti apo koncesionarët në dëm të parave të qytetarëve – vendi është pas hekurave. Kjo shërben për të vendosur precedentin e frikës të zyrtarit dhe frenon në të ardhmen arrogancën e pushtetarëve “të paprekshëm”.

Megjithatë po të nisemi nga interpretimi në rrafshin juridik dhe ekonomik të mënyrës se si ka punuar deri më sot SPAK, mbeten dy sfida të forta në hetimin e inceneratorëve që institucioni të perceptohet i pavarur e të ketë mbështetjen e opinionit publik:

– Hetimin dhe veprimin e menjëhershëm për inceneratorin e Tiranës. Media ka vërtetuar me dokumenta se pronarët e këtij koncesioni janë të lidhur me ata të Fierit dhe Elbasanit: Zoton, Gugallen dhe Mërtirin. Tirana ka marrë deri tani 63 milion euro nga institucionet publike dhe 40 milion euro të tjera nga palët private, por incenerator nuk ka. Pra, dhjetra milion euro derdhen çdo vit, kontrata nuk zbatohet, krimi ndodh dhe ntë gjithë rrinë spektatorë.

– Sprova e dytë është hetimi gjithëpërfshirës. A janë vetëm Ahmetaj, Bllako, Koka dhe disa zyrtarë që kanë përgjegjësi për këtë aferë? Përse hetimi është ndarë në disa procedime dhe nuk është bërë i plotë? Siç pyeti dhe vetë përpara disa kohësh ish-zv/kryeministri Ahmetaj: A mundet një ministër i vetëm të mbledhë qeverinë dhe të kalojë brenda 1 dite disa vendime për incenertorët? Kush ka qënë autoriteti kontraktor në procedurën e inceneratorit të Tiranës dhe Fierit? Përse nuk hetohen titullarët e ministrisë përgjegjëse për kontratat, zhvillimin e tenderit dhe dhënien e pagesave që vazhdojnë edhe sot kur kontrata ka shkelje? A është bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit dhe Kavajës që po paguajnë sot koncesionarin duke parë që nuk ka incenerim por groposje? A e dinë sot të gjithë që dhe depozitimi po bëhet jashtë standardeve dhe po helmohemi të gjithë?

Ndaj për mua hetimi për Arben Ahmetaj nuk është zgjidhja e çështjes së inceneratorëve. Ai mund të ketë marrë pagesa nga njerëz të lidhur me këto koncesione, të ketë pasuri të padeklaruar dhe para korrupsioni për të cilat duhet të përgjigjet, por ky hetim nuk zgjidh lëmshin e skemës dhe as ndal paratë tona që digjen përditë aty. Është njësoj si të bjerë flaka në një pallat dhe zjarrfikësit të merren me shtëpitë që janë djegur. Ndaj sprova e SPAK për inceneratorët nuk ka mbaruar akoma.

Etiketa: Ola XamaOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

09:59 - 10/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Para
Ish-ministri Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK, zbardhet dëshmia para prokurorëve: Nuk e njoh Zoton

VOA publikon dosjen e Ahmetajt: Përfitoi dy vila nga Zoto, Mërtiri dhe Bega

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq
Breaking Views

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq

23:10 - 12/10/26

Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar...

Lexo më shumë
“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

22:27 - 12/10/26
Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

22:08 - 12/10/26
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

21:32 - 12/10/26
“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

21:06 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com