GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Taulant Balla ministër i Brendshëm, dëshmi e bashkëveprimit në krim

16:19 - 11/07/23
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Taulant Balla ministër i Brendshëm, dëshmi e bashkëveprimit në krim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndriçim Kulla

Që Partia Socialiste e sotme, siç e ka emrin partia që ka rreth tre mandate që qeverisë në thelb  nuk konvenon fare me  Partinë Socialiste  të traditës së saj pluraliste. Dhe ky është një përfundim, që e kostaton çdo njeri  i zakonshëm, që ka një interes  të përditshëm qoftë edhe minimal për politikën. Kjo, përtej retorikës,  me anë të cilës drejtuesët kryesor të saj me në krye drejtuesin e sektit, që e lëvrojnë  me kujdes në publik te veshur me art, pikture dhe propagandë, në realitet manifestohet me një axhendë  tjetër, e cila është provuar se është në favor të një grupimi shoqëror, që nuk i korespondon as të majtës, as të djathtës, madje, nuk ka fare lidhje fare as  me  atë politikë  demagogjike që  të “shtrihet përtej së majtës dhe së djathtës” siç ka filluar ta artikuloj së fundi kryeministri.

E kuptoni çfarë do të thotë të firmosësh Taulant Ballën ministër të brëndëshm  në një krizë të thellë për rendin dhe sigurinë në këtë vënd?! Ekuptoni çfarë do të thotë të  rikthesh drejtues kryesor  të rregullit dhe qetësisë publike në vënd të ministrit të shkarkuar  një person, që emri  i tij ka mbytur opinionin publikë me bëma legjendare  për grabitjen e votimeve pothuajse në të gjitha zgjedhjet  që janë bërë, parlamentare dhe lokale këto 10 vjet, për përzierje në grupimet kriminale, për korrupsion, për përgjime shumë komprementuese nga shërbimet e huaja dhe   sa e sa  akuza të tjera, të  cilat kanë krijuar një  perceptim të qartë për të në opinionin e gjerë publik?

Si është e mundur  kjo, përveçse   mospërfillje  ndaj ndjeshmërisë së lart të njerëzve për mungesën e rendit  të vij  edhe si një karshillëk?!

Dikush mund të pretendoj, se deri sa nuk ka një proces  hetimor  ndaj Taulant Ballës  ai ka të drejt, që të zgjidhet në çdo post, në çdo forum dhe të kryej çdo veprimtari publike. Por një arsyetim të tillë aspak justifikues  mbi një rast të tillë, mund ta bëj vetëm një njeri, që ka interesa me grupin e sektit dhe rrëmben privilegje dhe  të mira matriale prej tij, por kurrë një njeri i zakonshëm që ka fatin e keq të shumicës së njerëzve, prej qeverisjes  shkatërruese të babëziturve, të cilët të dëshpëruar   marrin rrugën e largimit nga vëndi i tyre.

Eshtë naivitet që sot të pretendosh për të futur  në procedurë hetimi Taulant Ballën me nivelin, që ka siguria e  rendit në Shqipëri dhe përkatësia e  pseudoreformës sorrosiane. Ai është kaq i përfolur, saqë ka tejkaluar çdo masë për tu besuar sadopak, se mund   të kryej në normalitet  detyrën e ministrit. Ajo ngjarje, që solli rrethanat skandaloze të emërimit të Taulant Ballës si ministër i brëndëshm, është një panoramë, fatmirë, për të vërtetat e këtij regjimi e bërë me ndihmën e një kamere të thjesht, e cila tregon surratin e vërtet të shtetit tonë të krimit, arrogancës,  dhunës verbale, presionit dhe hakmarrjes për t’iu nënshtruar pa kushte këtij pushteti. E kush  mund   ta dënonte Taulantin, që  të shpëtonte sot ministrinë e brëndëshme apo çfardo ministrie tjetër nga taulantët e tjerë? Cila drejtësi ? Drejtësia sorrosiane,  e cila ja ka dhënë vulat përfundimtare, për çfardo procedurë hetimi apo gjykimi, që mund të nisë dhe të përfundoj Edi Ramës. Edhe vetë opinion publik  duhej të ishte një vendim gjykues në vetvete që meritonte të respektohej nga vendimarrësit.

Pse u zgjodh  pikërisht Taulanti i përfolur e stërpërfolur, ku Partia Socialiste është një parti e madhe dhe  pa asnjë dyshim ka në mos me qindra me dhjetra po e po kandidat më profesionist dhe më etik se Taulanti? Pse u zgjodh pikërisht Taulanti përfolur kur maxhoranca aktuale që qeveris këtu e 10 vjet, ka mbushur qeverisjen me personazhe të tillë?! Tek kjo  dëshmi dhe shumë të tjera si kjo nuk mund të gjesh dot shkak tjetër përveçse bashkëpunimit në krim. Ky personazh i njohur për opinionin publik u përzgjodh sipas parimeve të sektit  në mënyrë që gjirizi i krimit, korrupsioni, drogës, represionit, luftës së rikthyer të klasave, trysnive dhe grabitja e   votave në të ardhmen të ketë kupolën mbrojtëse  të drejtuesit të rendit dhe sigurisë në mënyrë që gjërat të shkojnë ashtu siç kanë shkuar në të gjithë këtë dhjetvjeçarë, në interest të sektit , që sot po drejton  me dhunë shoqërinë shqiptare. Ky është nga skenarët më të rrezikshëm  që po ekzekuton kryeministri, me emrimin e Ballës minister të brëndëshm ; dhe po të bëhet një pyetsorë mbi këtë akt  provokues , vë bast se mbi 80% e shqiptarëve do ta refuzonin me përçmim këtë veprim të kryeministrit. “Por Mbi rrënojat llamburitëse e shumëkatëshe të kësaj rënieje të tmerrshme”, siç thotë dhe filozofi i ri  hollandez Vincent W.J. van Gerven Oei, duke analizuar diktaturën e re të ringritur në Shqipëri  tek libri “Rënia e së ardhmes”, mbetet në këmbë aleanca e një klase politike përherë e më të kriminalizuar, e një elite kulturore dhe një pranie ndërkombëtare që nuk ka asgjë për të ofruar. Si mënyrë të vetme për të mbajtur pozitën e uzurpuar, kjo aleancë ka molepsjen e mëtejshme të realitetit me copëza të një hiperrealiteti ku çdo synim është arritur ose është fare pranë, ku çdo premtim është përmbushur ose do të përmbushet shumë shpejt, ku ky makth i përbashkët është një varg suksesesh të njëpasnjëshme e të pandalura. /Syri.net/

Etiketa: Ndricikm KullaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Shqiptari hiqej si polic dhe ngacmonte turistet australiane

Shqiptari hiqej si polic dhe ngacmonte turistet australiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com