Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi shqyrtimin në Kuvend të dekretit të qeverisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e nenit që parashikonte gjoba për bllokimin e rrugëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha deklaroi se parlamenti nuk ka të drejtë të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Kushtetuesja, duke e cilësuar këtë si cenim të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së gjyqësorit. Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe paralajmëroi se do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
“Këta nuk kanë ligj, as moral, as kriter, as standard, veprojnë në këtë mënyrë. Në parimin themelor të Kushtetutës të ndarjes së pushteteve, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë parlamenti nuk mundet të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo përbën një asgjësim të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë apo autonomisë të pushtetit gjyqësor. Së pari. Së dyti, mësojeni dhe mos mashtroni, dekretet e qeverisë ose miratohen tekst integral siç janë dhe nuk mund të ndryshohen në asnjë nen. Çfarë do të thotë ky dekret i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ajo po, nuk mund të shqyrtohet në parlament. Nuk ka tagër parlamenti, përsëri është një nen tjetër i Kushtetutës, i cili garanton votimin të tërë ose asgjë të dekreteve të qeverisë.
Nuk i lejon parlamentit ta ndryshojë dekretin. Dhe në këtë rast ne duhet t’i nënshtrohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila nenin 5 pikën 2 e ka pezulluar. Po ju jeni të marrë, ju jeni… E kuptoni, apo jo ku jeni? E kuptoni, apo jo? Ju keni shpallur një armiqësi të egër, more mendoni mirë, se kjo armiqësi e egër që shpallni ndaj tyre absolutisht mbart në vete shpërthime të cilat për të cilat do jeni shumë përgjegjës. Dëgjoja sot unë deputeten tuaj në prani të komisioneres për zgjerim dhe fqinjësi, padiste protestuesen. Po pse? Se e gjuajti me vezë. Po në politikë kështu je, edhe me vezë do të gjuajnë. Kjo është gjëja më normale. Po pse për këtë punë e kuptoni ku jeni katandisur more ju veten tuaj? Dekreti nuk mund të votohet që në këtë moment që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nen të saj, ai nuk kalon në parlament. Nuk kalon në parlament, nuk kalon,” tha Berisha.
gijotina.com/









Discussion about this post