GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Super mesfushori i gjeneratës së re, Valverde ‘asi’ i Real Madrid

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Super mesfushori i gjeneratës së re, Valverde ‘asi’ i Real Madrid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federico Valverde shihet nga shumëkush, si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Zotësia e tij, për të qenë i dobishëm edhe në pjesë të tjera të fushës, e ka bërë atë një futbollist polivalent, me Realin e Madridit që planifikon t’a bëjë atë, një nga lojtarët kryesorë, të ekipit për dekadën e re.

Futbollisti i njohur fillimisht si “El Pajarito” (Lejleku), u dallua, në fillimet e karrierës së tij, te skuadra e vendlindjes së tij, Penjarol i Montevideos, me klube elitare si Arsenal, Chelsea, Barcelona dhe Real Madrid, që shfaqën interes për blerjen e tij. Në fund, ishin kryeqytetasit spanjollë që fituan garën për Valverden.

Pas integrimit në skuadrën e Castillas (ekipi “B” i Realit të Madridit), Valverde u huazua, në vitin 2017, te Deportivo La Korunja, ku zhvilloi 24 ndeshje me bardheblutë. Eksperienca në veri-perëndim të Spanjës, bëri që ai të kthehej në bazë, si një lojtar më i mirë.

Pas sezonit 2018-2019, kur uruguaiani ishte ende në margjinat e formacionit, ishte “sezoni i pandemisë” 2019-2020, ai që e pa Valverden si një nga protagonistët e fitimit të titullit kampion, në urdhrat e trajnerit francez Zinedine Zidane.

Në 12 janar të vitit 2020, Valverde u bë protagonist i një ndërhyrje anti-sportive ndaj Alvaro Moratës, në finalen e Superkupës së Spanjës, përballë Atletico Madrid. Në atë rast, sulmuesi po shkonte i vetëm drejt portës së Courtois, me Feden që u detyrua ta rrëzonte kundërshtarin duke e penguar. Ky ishte rasti më vendimtar i asaj finaleje, me “Los Blancos” që triumfuan me penallti përballë rivalëve të qytetit.

Ajo ndërhyrje i dha kartonin e kuq, por e bëri gjithashtu, një nga beniaminët e tifozërisë “merengue”, të cilët e pritën me duartrokitje në ndeshjen pasardhëse.

Pas sezonit 2020-2021, pa tituj por me paraqitje të shkëlqyera në nivel personal, Valverde ishte përsëri vendimtar, në sezonin 2021-2022, me Realin e Madridit, që nën urdhrat e teknikut legjendar Carlo Ancelotti, fitoi përsëri Kampionatin Spanjoll, triumfi i dytë kombëtar në shtetin iberik për Valverden, i cili u aktivizua në 31 takime në atë fushatë të suksesshme.

Gjatë atij sezoni, më 12 janar 2022, uruguaiani, në duelin ndaj Barcelonës, të vlefshëm për fazën gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, shënoi golin e fitores, duke e kualifikuar skuadrën e tij në finalen e turneut (të cilën Reali e fitoi, përballë Athletic Bilbaos).

Më 28 maj 2022, Fede Valverde, fitoi për herë të parë, trofeun e UEFA Champions League, në finalen e zhvilluar në Paris, kundër Liverpoolit. Goli i vetëm, i realizuar nga Vinicius Jr., erdhi si rrjedhojë e një asisti të uruguaianit.

https://www.facebook.com/ChampionsLeague/videos/vin%C3%ADcius-j%C3%BAnior-goal-vs-liverpool/443778411023222/

 

Sezoni 2022-2023, ishte i kushtëzuar disi nga problemet personale, mbi të gjitha me frikën e humbjes së fëmijës së tij të dytë. Në fund, gjithçka shkoi mirë, me klubin që triumfoi në Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Spanjës.

‘I gdhendur’, nën mësimet e mesfushorëve elitarë si Luka Modric, Toni Kroos e Casemiro, Fede ka bërë tashmë kapërcimin në cilësi, me hapa të shpejtë, duke bërë që klube, si Chelsea dhe Liverpool të tentojnë blerjen e tij.

Reali i Madridit, nga ana e vet, nuk mendon aspak që t’a largojë, pavarësisht ofertave të majme. Fede, i cili ka kontratë me mbretërorët deri në vitin 2027 do të ketë në dorë çelësat e mesfushës (e jo vetëm), me talentet e reja te skuadrës që do dëgjojnë me kujdes këshillat e tij.

Pavarësisht se i ka fituar, që tani, të gjithë turnetë e rëndësishëm për klube, “Falkoi” është i uritur për tituj, dhe do të punojë fort, së bashku me Vinicius dhe pjesën tjetër të skuadrës që do provojnë që në sezonin e ri, të fitojnë si La Ligën, ashtu dhe Champions League, pa harruar Superkupën dhe Kupën e Spanjës./m.b /gijotina.com

https://www.facebook.com/watch/?v=996254851388432&__cft__[0]=AZXjC3Uy-P5MYg7p0mQ1EV3kA9LllrQ33UbIUa18ntscCA-timKKLiRGLnfJbgnXGvedlFT9K0o12AyQuofTji4j6cF98gSwmZjUPRKN960_7-crAsXJMbsrFdcowwbAkAxhhJU2Pk4YJTnZb4x_yfbLG-jj9JtwXul4-ljahTqUPrHfts4BhAoUGm1Idc7B_1UtepHFVeFlC8J2aK_Bk1lH&__tn__=%2CO%2CP-R

Etiketa: Fede ValverdeReal Madrid

Lajme të lidhura

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar
Sport

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026
Sport

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi
Sport

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Para
Tottenham zyrtarizon blerjen e talentit izraelit

Tottenham zyrtarizon blerjen e talentit izraelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përfshirë në një debat të ashpër me këshilltarë të mazhorancës...

Lexo më shumë
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26
Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com