GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

​Amerikanët dynden drejt Evropës, CNN rendit edhe Shqipërinë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
​Amerikanët dynden drejt Evropës, CNN rendit edhe Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amerikanët po vërshojnë në pikat më të nxehta turistike të Evropës. Mes shume vendeve të tjera evropiane të njohura, agjentët dhe ekspertët e udhëtimeve kanë renditur edhe Shqipërinë, si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar në verën e 2023.

Nëse fluksi i turistëve amerikanë verën e kaluar në pikat e preferuara turistike të Evropës, nga riviera franceze në ishujt grekë, mori përmasa epike, atëherë këtë vit, kontinenti duhet të presë një cunami gjithëpërfshirës.

“Numri i turistëve amerikanë në Evropë, këtë verë pritet t’i tejkalojë shifrat e verës së kaluar me 55%”, sipas analizës se kompanisë më të madhe në botë të sigurimeve dhe udhëtimeve “Allianz Partners”.

“Ky vit është edhe më i rezervuar. Nuk mund ta besoj se sa e mbipopulluar do të jetë Evropa. Çdo qytet i njohur e ka tejkaluar numrin e rezervimeve tani”, tha Tania Swasbrook, bashkëthemeluese e konsulencës së udhëtimeve luksoze “Vgari Lifestyle”.

Swasbrook tha se ajo po i këshillon klientët të marrin në konsideratë vizitën në “vendet paralele” dhe destinacionet në Evropë me oferta dhe bukuri të ngjashme, që nuk janë vende me emra të mëdhenj.

Shqipëria

Shumë më pak i frekuentuar nga turistët sesa Greqia fqinje në jug apo Italia përtej Adriatikut. Vendi i Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është ende një atraksion sekret, i ruajtur mes udhëtarëve të zgjuar, por nuk ka gjasa të qëndrojë një destinacion i fshehtë për një kohë të gjatë, shkruan në një artikull Terry Ward për median amerikane CNN.

“Kroatët dhe evropianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, tha Alan Mandic i agjencisë kroate të udhëtimeve “Secret Dalmatia”.

“Është një vend i mrekullueshëm dhe është tepër lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu”, shtoi ai.

Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet ‘Riviera Shqiptare’ janë Ksamili, pranë kufirit me Greqinë, Himara dhe Dhërmiu më në veri të vendit, ku mund të ushqeheni me çmime të lira, si karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të kapur direkt nga deti Jon, ndërsa vështroni pamjen e tyre vezulluese.

Etiketa: amerikanetCNNEvropeShqiperi

Lajme të lidhura

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Para
Shkodër,  shpërthim me lëndë plasëse në garazhin e një 52-vjeçari

Grabiti mjete në disa biznese në Kamzë, arrestohet 31-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26

Shaban Brika, i njohur ndryshe si “Shabani i Flamurit”, pasi në çdo protestë shfaqet me flamurin kuqezi në duar, ka...

Lexo më shumë
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com