GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Moldavia përballet me sfidat në përpjekje për t’u shkëputur nga Moska

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Moldavia përballet me sfidat në përpjekje për t’u shkëputur nga Moska
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agresioni i zgjatur i Rusisë në Ukrainë ka ngritur shqetësimin se Moldavia mund të jetë e radhës në listën e Kremlinit. Ashtu si Ukraina, Moldavia ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë. Ndryshe nga Ukraina, megjithatë, forcat e armatosura të Moldavisë janë të dobëta, duke e bërë vendin e vogël të pambrojtur. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina njofton nga kryeqyteti moldav, Kishinau.

Batalioni i 22-të i Ushtrisë Moldave feston këtë vit 27 vjetorin e tij. Këta ushtarë kanë marrë pjesë në misionet ndërkombëtare të paqes në Kosovë dhe Sudanin e Jugut.

Për komandën e lartë të Moldavisë, pjesëmarrja e trupave të saj në misionet ndërkombëtare është garancia më e mirë e këtij vendi të vogël për njohjen dhe – ata shpresojnë – mbrojtje nga ndërhyrja e huaj.

“Është një vend i vogël. Taktikat dhe strategjia duhet të jenë krejtësisht të ndryshme, dhe ne e vendosim fokusin tonë jo vetëm në mbrojtje, por edhe në kontributin tonë në operacione paqeruajtëse ndërkombëtare me partnerët dhe ndihmën e autoriteteve civile në skenarë të ndryshëm krizash”, thotë për Zërin e Amerikës Valeriu Mija, me ministrinë moldave të Mbrojtjes.

Forcat e armatosura të Moldavisë janë të vogla me aftësi të vjetruara, por dobësia e tyre më e madhe – thonë analistët – është kërcënimi i infiltrimit nga agjentët e Kremlinit.

“Në letër ata kanë rreth 6,500 trupa. Në realitet, ka ndoshta rreth 3000 prej tyre. Pajisjet janë shumë të dobëta. Do të habitesha shumë nëse shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse nuk do të kishte mjaft agjentë ose anëtarë aktivë në ushtrinë moldave” thotë Jonathan Eya me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Vendi është i ndarë ashpër mes folësve rumun, mbështetës të Bashkimit Evropian dhe banorëve, gjuha kryesore e të cilëve është rusishtja. Lidhjet e saj të thella kulturore, politike dhe sociale shfaqen në rrugë në festimet që datojnë nga epoka sovjetike, siç është Dita e Fitores, e cila shënoi fitoren e atëhershme të Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Vëzhguesit thonë se Moska i përdor këto lidhje për të ngritur tensionin politik midis elementëve pro-rusë të shoqërisë dhe qeverisë aktuale pro-Bashkimit Evropian.

“Rusia për fat të keq po zhvillon një luftë hibride duke përdorur dezinformatat, propagandën, dhe përfaqësuesit lokalë në Moldavi”, thotë Iulian Groza me Institutin për Iniciativën Strategjike.

Infiltrimi në ushtrinë ukrainase ishte një faktor përcaktues në përparimin e shpejtë të agresionit rus në fillimin e pushtimit në shkallë të plotë. Qeveria e Moldavisë po punon tani për të shmangur një skenar të ngjashëm.

Udhëheqësit e Moldavisë mbeten të përqendruar në aplikimin e tyre në pritje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian për t‘u të çliruar nga ndikimi i Kremlinit, një faktor tjetër që e bën vendin e tyre një objektiv të mundshëm për Rusinë./VOA

Etiketa: moldavia

Lajme të lidhura

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Para
Dodik thotë se ka një plan nëse shkarkohet nga posti i presidentit

Dodik thotë se ka një plan nëse shkarkohet nga posti i presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të...

Lexo më shumë
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com