GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lubonja për çështjen e Ahmetaj: Po bëhet ‘kokë turku’, s’ka vepruar pa Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja për çështjen e Ahmetaj: Po bëhet ‘kokë turku’, s’ka vepruar pa Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24 ka komentuar situatën rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj. Duke supozuar se Ahmetaj po i shmanget drejtësisë, Lubonja u shpreh se ashtu si të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorëve, është larguar para akuzave zyrtare.

Ai shtoi se është e pamundur që Ahmetaj të jetë marrë me këtë aferë dhe kryeministri të mos ketë dhënë verdiktin e tij lidhur me të, teksa shtoi se vetë ish-ministri e ka nënkuptuar diçka të tillë në një intervistë.

Lubonja e cilësoi Ahmetajn si një “kokë turku” për të zbutur opinionin publik dhe atë të ndërkombëtarëve.

“Kemi një qeveri që nuk punon për njerëzit, por për t’i grabitur. Një ish- zv.kryeministër dhe figurë e tillë që ka këto akuza, nuk mund të trajtohet si diçka e vogël. Sistemi është ngritur në mënyrë që partia është në shërbim të disa njerëzve. Që të ketë një shëndoshje të vendit të gjithë pushtetet duhet të jenë në një krah. Këtu po del sikur edhe po të dojë drejtësia ta kapë, ai ka ikur.

Edhe të akuzuarit e tjerë të inceneratorëve janë larguar para akuzave. Kjo tregon se kanë pasur informacion. Në këtë mënyrë funksionon ky shtet. Është e pamundur që vetëm ai të jetë marrë me aferën dhe kryeministri të mos bëjë gjykatësin. E ka thënë vetë në intervistë. Puna është sa ka punuar SPAK të ndërtojë skemën e plotë.

Kanë dalë emra të tjerë të lidhur me inceneratorët. Këtu ka një rrjet, nuk mund të kenë vepruar vetëm ata që janë arrestuar. Problemi është pse ndodh ky teatër. Tani këtu ka një presion dhe vetvetiu ndihet një lloj presioni nga publiku dhe ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë ndonjë kokë turku për të zbutur opinionin. Rama ose i sakrifikon për t’i larguar nga vetja, ose se nuk i hyjnë më në punë. Ahmetajn thonë se është ai që ka dërguar dosjen e inceneratorëve opozitës, mund të jetë edhe hakmarrje. Kjo qëndron gjithmonë si hipotezë. Rama ka punuar që drejtësia të mos vijë tek ai dhe të lëshojë ata që s’i duhen”, u shpreh Lubonja.

Etiketa: AhmetajKryesore1Lubonja

Lajme të lidhura

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë
Aktualitet

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

21:23 - 19/11/26
Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve
Breaking Views

Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

21:20 - 19/11/26
Pas tensioneve dhe marshimit në Tiranë, protesta vijon e qetë para Kryeministrisë
Breaking Views

Pas tensioneve dhe marshimit në Tiranë, protesta vijon e qetë para Kryeministrisë

21:13 - 19/11/26
Para
Vlahovic nuk duron më, merr vendimin “ekstrem”

Klubi anglez synon të marrë Vlahoviç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë
Aktualitet

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

21:23 - 19/11/26

Një prej qytetarëve që iu bashkua marshimit protestues në kryeqytet, duke folur për News24, komentoi edhe protestën e paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

21:20 - 19/11/26
Pas tensioneve dhe marshimit në Tiranë, protesta vijon e qetë para Kryeministrisë

Pas tensioneve dhe marshimit në Tiranë, protesta vijon e qetë para Kryeministrisë

21:13 - 19/11/26
Përplasje te Kryeministria/ Policia shtyn protestuesit dhe hedh spraj lotsjellës, një qytetar nuk ndihet mirë

Përplasje te Kryeministria/ Policia shtyn protestuesit dhe hedh spraj lotsjellës, një qytetar nuk ndihet mirë

21:00 - 19/11/26
UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut

UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut

20:48 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com