GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj dhe Sako çuan 31 MLN € për plehrat në 2022, rritën transfertat për inceneratorin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj dhe Sako çuan 31 MLN € për plehrat në 2022, rritën transfertat për inceneratorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë e mbledhura nga taksat që paguajnë qytetarët po shkojnë për plehrat. Pak ditë më parë Gijotina.com publikoi një artikull ku tregohej se sa shumë para përpijnë tre inceneratorët, me të cilët kanë lidhur kontratë bashkitë në vend. Konkretisht, vetëm për vitin që lamë pas u shpenzuan 1.8 miliardë lekë. Ndërsa vetëm për gjysmën e këtij viti u janë dhënë 103 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga raporti i fundit i Co-plan thuhet se rreth 88% e të ardhurave nga tarifat për shërbimet publike nga bashkitë në vend u mblodhën nga tarifa e pastrimit dhe higjienës. Kjo ka pasuar shpenzime të larta për menaxhimin e mbeturinave, përveç pagesave për inceneratorët. Këtu Veliaj dhe Sako shpenzuan 31 MLN € për plehrat në 2022.

Konkretisht kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka shpenzuar 2.4 miliardë lekë për plehrat.

Duke pësuar rritje në raport me një vit më parë, ndërsa theksojmë se Bashkia Tiranë rriti edhe pagesat për inceneratorin.

“Bashkia Tiranë shpenzoi 2.4 miliardë lekë për zërin e mjedisit në 2022, me një rritje prej 18% në krahasim me vitin 2021 dhe 21.3% në krahasim me 2020-n. Shpenzimet për këtë zë përbënin 14% të totalit të të ardhurave të veta, që bashkia e kryeqytetit mbledh nga taksat e tarifat”, thuhet në raport.

Sakaq, theksojmë se Veliaj bënë disa pagesa veç për pastrimin edhe ndaj Eco-Tirana, fitimet e të cilës ndahen me miqtë italianë të Erion Veliajt. Ndërkohë, duhet të theksojmë se niveli i papastërtisë në kryeqytetet mbetet si mos më keq. Kudo ka kosha të tejmbushur me mbeturina dhe plehra të përhapur nëpër rrugë. Në shumë lagje periferike rrugët pastrohen shumë rrallë.

Bashkia Durrës

Për Bashkinë Durrës Co-plan tregon se gjatë vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë ishin 1.53 miliardë lekë. Ndërkohë pjesën më të madhe të shpenzimeve e çoi për pastrimin e mjedisit. Gijotina.com ka denoncuar herë pas here tenderët abuzivë për kosha dhe menaxhim mbetjes që janë zhvilluar nga SAKO. Por deri më sot nuk është marrë asnjë masë.

Edhe Bashkia Durrës ka një kontratë me inceneratorin. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se  Bashkisë Durrës shpenzon 3-4 milionë euro në vit për të dërguar plehrat në inceneratorin e Sharrës dhe për të paguar tarifën e depozitimit.

Ndërkohë Emiriana Sako bën edhe shpenzime të tjera me tenderë. Ku në vitin që lamë pas ka shpenzuar 964 milionë lekë për mbrojtjen e mjedisit.

“Durrësi shpenzoi për zërin e mbrojtjes së mjedisit 964 milionë lekë në vitin 2022, me rritje 120% në raport me vitin e mëparshëm, kur mbeturinat filluan të dërgoheshin te koncesionari i inceneratorit të Tiranës në mes të vitit. Ndërsa në raport me 2020-n, kur e bënte vetë menaxhimin e mbeturinave, shpenzimet u rritën me 151%”, thuhet në raportin e Eco-Plan.

Bashkia Durrës, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë ton në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë Durrës do t’i duhen mbi 3 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit. Duke bërë që paratë e qytetarëve të hidhen në kosh.

Lexo edhe: Shteruan buxhetin/ Inceneratorët morën 103 MLN € deri në qershor 2023

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: CO-PLANdokumentincenratorembeturiuna

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
“Në cilin të ka q…”/ Lei shkrihet së qeshuri me pyetjen e vet

“Në cilin të ka q…”/ Lei shkrihet së qeshuri me pyetjen e vet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin
Aktualitet

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26

Edhe kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka dalë kundër propozimit për bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier në kuadër...

Lexo më shumë
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com