GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha thirrje SPAK: Mos u ndalni te Ahmetaj, çoni para drejtësisë…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha thirrje SPAK: Mos u ndalni te Ahmetaj, çoni para drejtësisë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Lulzim Basha i ka drejtuar një apel SPAK-ut që të çojë para drejtësisë cilindo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve dhe paratë e tyre.

Reagimi i Bashës vjen në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, pas hetimeve lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Një Shqipëri të çliruar nga korrupsioni që kërcënon mirëqenien e familjeve shqiptare, i cili është ulur këmbëkryq në zyrat e qeverisë, siç dëshmon Afera e Inceneratorëve, është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vendi.

Pavarësisht përpjekjeve për ta delegjitimuar Komisionin Hetimor, madje dhe me votën kundër raportit, që shpallte organizatë kriminale Edi Ramën dhe qeverinë e tij, koha i dha të drejtë se ishte hapi i duhur për t’i dëshmuar qytetarëve dhe Prokurorisë korrupsionin me këtë aferë.

Por SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere prej 430 milionë eurosh, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të cojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Në vijim ai ndalet te vetting-u i politikanëve.

“Të gjithë pa përjashtim duhet t’i nënshtrohen hetimit pasuror dhe të lidhjeve me krimin. Vetëm kështu para shqiptarëve do të dëshmohet kush është i pastër e kush jo, vetëm kështu i jepet fund baltës dhe shpifjeve me paratë e korrupsionit.

Përballja pakompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e emigrantëve, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë udhërrëfyesi ynë në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”, shprehet Basha.

 

Etiketa: AhmetajBASHAKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

07:46 - 07/08/26
Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës
Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Para
Rama e shndërroi nga shërbim civil ne banditizëm debil antishtet dhe antiligj!

Vasili: Edi Rama ju jep besim vetëm hajdutëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:01 - 07/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!

08:07 - 07/08/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

08:00 - 07/08/26
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

07:46 - 07/08/26
Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com