GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do jetë teatri i parë në botë pa arkivist”, Sako shkarkon Gëzim Domin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do jetë teatri i parë në botë pa arkivist”, Sako shkarkon Gëzim Domin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Domi, nuk do të jetë më arkivist i teatrit dhe i qendrës kulturore Aleksandër Moisiu. Ai është shkarkuar nga kjo detyrë nga drejtori aktual Elio Bajrami, sigurisht me urdhër të kryebashkiakes, Emiriana Sako.  Lajmi u bë i ditur nga vetë fotografi, i cili thekson se pavarësisht këtij vendimi nuk do të ndërpres pasionin dhe përkushtimin profesional për të fiksuar dhe ruajtur arkivin e qytetit të Durrësit. Ai thekson se me largimin e tij nga ky pozicion, teatri Aleksandër Moisiu do të jetë teatri i parë në botë pa arkivist.

REAGIMI:

Miq, ju njoftoj se nuk do të jem më arkivist i teatrit dhe qendrës kulturore Aleksandër Moisiu.
Me propozim të drejtorit aktual Elio Bajramaj dhe me miratimin e kryetares së Bashkisë së qytetit të Durrësit, është vendosur largimi im nga puna duke suprimuar vendin e arkivistit në këtë institucion me nje histori 70 vjecare.

Prej disa vitesh kam vazhduar ruajtjen dhe pasurimin e dokumentuar të veprimtarisë së këtij institucioni nëpërmjet arkivit të themeluar nga i papërsëritshmi Todi Thanasi, e më pas nga personalitete si Haxhi Rama e Luan Jaupi.

Unë nuk e di me çfarë logjike profesionale dhe proceduriale teatri Aleksandër Moisiu kërkon të jetë teatri i parë në botë pa arkivist, por ndoshta këtë e spiegon më mirë artisti i mirënjohur botëror Florian Vlashi në një intervistë protestë për jetën kulturore në Durrës, kur sjell një citat nga shkrimtari i madh Milan Kundera.
“Hapi i parë për të likuiduar një popull është të shuhet memoria. Të shkatërrosh librat e tij, kulturën dhe historinë. Pastaj dikush duhet të shkruaj libra të tjerë, të prodhojë një kulturë të re dhe të shpikë një tjetër histori. Menjëherë kombi do të fillojë të harrojë kush është dhe kush ishte. Dhe bota përreth do ta harrojë akoma më shpejt”

Miqtë e mi, ju siguroj se unë nuk do të ndërpres pasionin dhe përkushtimin tim profesional për të fiksuar dhe ruajtur arkivin e qytetit tim edhe jashtë emërimit zyrtar, sic kam bërë gjatë gjithë jetës sime profesionale. Eshtë detyra ime si qytetar të sfidoj përpjekjet për të shuar kujtesën e institucionit dhe të qytetit, aq më tepër për të mos lejuar trajtimin e historisë sipas interesave të çastit.

Etiketa: DurresEmiriana Sakogazim domjtEATER

Lajme të lidhura

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin
Aktualitet

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës
Aktualitet

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26
Para
Grevë në aeroport, anulohen 1000 fluturime në Itali

Grevë në aeroport, anulohen 1000 fluturime në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26

Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e nesërme, në orën 14:00, para...

Lexo më shumë
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26
Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

20:54 - 24/10/26
Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com