GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia pranë historisë, Malota: Do ta mposhtim Araratin!

20:05 - 15/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Egnatia pranë historisë, Malota: Do ta mposhtim Araratin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota mendon se klubi rrogozhinas ka shanse më të mëdha se Ararat-Armenia për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku i pret Arisi i Selanikut.

Në intervistën për “Panorama Sport”, një nga shtyllat e mbrojtjes së rrogozhinasve, foli për ndeshjen e parë në Armeni dhe pengun e mosshfrytëzimit si duhet të rasteve.

Megjithatë, ai është i bindur se në sfidën e kthimit në “Elbasan Arena”, skuadra do të dijë të kalojë me sukses kundërshtarin armen.

 

Renato, duket si një debutim ëndrrash në Europë për Egnatian. Si e vlerësoni barazimin ndaj Araratit në Armeni?

Nuk do ta quaja debutim ëndrrash, por deri diku pozitiv. Loja foli më shumë për ne dhe tani kemi shanse të mëdha për kualifikim.

 

Çfarë mund të bënit më mirë ndaj rivalit armen?

Mendoj se zbatuam me përpikëri detyrat që na u dhanë nga trajneri. Forca e grupit dhe eksperienca e disa lojtarëve në ekip, ndikuan që ta përballonim më së miri këtë ndeshje të parë për klubin në Europë. U munduam të mbroheshim me kujdes dhe të ishim të rrezikshëm në kundërsulm. Mendoj se kjo mënyrë loje u realizua mirë, pasi e tregojnë edhe rastet e pastra që ne krijuam, pavarësisht se nuk i shfrytëzuam.

 

Sa shanse keni për kualifikimin tani që e njihni më mirë ekipin armen?

Ararat është një ekip që duhet vlerësuar, por asnjëherë mbivlerësuar. Kishin lojtarë cilësorë në mesfushë dhe sulm, por edhe një portier shumë të aftë. Për ndeshjen e kthimit thjesht ne duhet të jemi më të saktë para portës. Duke shfrytëzuar si duhet shanset tona, them se do ta kalojmë këtë tur të parë.

 

Duke qenë se folët për rastet e shpërdoruara në ndeshjen e parë, çfarë menduat në momentin që e pësuat?

Ndonjëherë është edhe fati që të dënon. Ne humbëm shumë raste dhe këtë e panë të gjithë. Uroj që në ndeshjen e kthimit të kemi pak më tepër fat dhe duke pasur besim të palëkundur në aftësitë tona, do të shkojmë te fitorja. Kjo besoj se do të na japë avantazhin që dëshirojmë.

 

Mendoni se skema 4-3-3 ju përshtatet më shumë?

Jemi përshtatur mirë me këtë skemë, edhe pse gjatë lojës u ndryshua disa herë nisur edhe nga situatat. U veprua kështu edhe për ta çorientuar kundërshtarin. Ishte një plus i madh për ne që lojtarët e futur nga stoli në pjesën e dytë na ndihmuan shumë në fazën sulmuese.

 

Tifozët në Rrogozhinë presin me padurim ndeshjen e kthimit më 20 korrik në Elbasan. Besoni se do t’i kënaqni me një kualifikim?

Na vjen mirë që deri më tani i kemi kënaqur tifozët. E kemi të qartë se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi çdo gjë është e hapur dhe e barabartë. E dimë që edhe ndeshja e kthimit nuk do të jetë e lehtë. Përkundrazi, meriton shumë vlerësim nga ne. Edhe pse barazimi që arritëm duket i favorshëm, nuk ka vend për eufori nga askush.

 

Transferta armene ishte e largët. Sa ka ndikuar tek ekipi ky rrugëtim i gjatë?

Edhe kur shkuam në Jerevan edhe tani që po kthehemi, mund të them se çdo gjë ka shkuar mirë. Itinerari i lëvizjes në kthim, edhe pse i gjatë, u kombinua më së miri. Ne kemi një president që kujdeset edhe për gjerat më të vogla. Besoj se kemi kohën e mjaftueshme për të përgatitur sa më mirë ndeshjen e kthimit./PanoramaSport

Etiketa: conference leagueegnatiamalota

Lajme të lidhura

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Para
Bajrami shënon tripletën në fitoren e thellë të Sassuolos

Bajrami shënon tripletën në fitoren e thellë të Sassuolos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com