GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djegia e shtëpisë se Çalamanit, dyshime për të zhdukur provat e bashkëpunëtorit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit, shiu shuan flakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpisë së Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasia, iu vu flaka gjatë natës së 25 nëntorit. Ndonëse banorët deklaruan se nuk kanë parë e dëgjuar asgjë, u hodhën hipoteza se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Por në fakt a ishte vërtetë kjo arsyeja?

Pas dëshmive të të afërmeve të Mateos se Klodian Çalamani nuk ka vepruar i vetëm por ka pasur bashkëpunëtorë, hetuesit u rikthyen në shtëpinë ku ndodhi krimi për të parë edhe një herë më detaje se çfarë ka ndodhur në këtë shtëpi. Evidentuan dhe morën çdo gjurmë pasi qetësia e Çalamanit dhe dëshmia e tij se e kreu krimin pasi Mateo e kishte fyer nuk ishte bindëse. Nga ana tjetër, shtëpia fantazmë e krimit u vizitua nga shumë persona të cilët përpiqeshin të kuptonin se si ka ndodhur ngjarja.

Rikthimi i familjarëve të Mateos në banesën e Klodian Çalamanit të cilët dëshpërimisht kontrollonin gjithçka në përpjekje për të gjetur një provë të vetme për të zbardhur ngjarjen hedh dyshime të forta se zjarri në shtëpinë e autorit të krimit makabër është i qëllimshëm. Vështirë të besohet se ka pasur një shkëndijë elektrike në banesën e braktisur të 39-vjeçarit Klodian Çalamani.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit Klodian Çalamani, 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, sqaroi shkurtimisht pa dhënë asnjë detaj më tepër lidhur me këtë ngjarje.  

Mateo Vasia u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij paraditen e 16 nëntorit. Pas denoncimit të nënës, Florindës, forcat e rendit u vunë në lëvizje. Kamerat e sigurisë në zonë zbuluan momentet e fundit të 8-vjeçarit, i cili kishte pedaluar në rrugët e lagjes me biçikletën e atij që do të bëhej vrasësi i tij. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 39-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili jetonte i vetëm në banesë pas divorcit të prindërve. Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur i groposur në kopshtin e shtëpisë së autorit të dyshuar të krimit, i mbuluar me baltë. Policia tha gjithashtu se djali 8-vjeçar është goditur me kazmë në kokë, çka ka sjellë vdekjen e të miturit.

Etiketa: Klodian Calamanikryesore2Mateo Vasia

Lajme të lidhura

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Plasin flirtet në BBV, kujt po ia luan Donaldi?

Plasin flirtet në BBV, kujt po ia luan Donaldi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com