GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuari për pedofili emërohet mësues në Berat, nxënësit: Jemi të tmerruar

12:30 - 27/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I dënuari për pedofili emërohet mësues në Berat, nxënësit: Jemi të tmerruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër skandal është regjistruar në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit, konkretisht në shkollën “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari, Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003. Kanë qenë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla, largim që është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës, e cila ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR.

Vetë nxënësit e shkollës shprehen se, janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi siç shprehet një vajzë, mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh. “Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”, shprehen nxënësit e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”.
Pas mbërritjes së mediave jashtë ambienteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej.

Në vitin 2003, kanë qenë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë, ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Nxënëset atëherë e cilësuan atë si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7 muaj burg, por gjykata nuk ia hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në Bashkinë Dimal, për të qenë më afër shtëpisë.

Më 25 Prill 2009, ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra, por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish. Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu u rikthye në arsim dhe prej 1 jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

Etiketa: Berati denuar per pedofiliKryesore1mesuesiNxenesit

Lajme të lidhura

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Para
Digjet shtëpia e Klodian Çalamanit, shiu shuan flakët

Djegia e shtëpisë se Çalamanit, dyshime për të zhdukur provat e bashkëpunëtorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

12:06 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com