GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Margariti i shkatërron, Agolli xhiron 3.7 miliardë lekë për të riparuar veprat e artit

15:05 - 17/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Margariti i shkatërron, Agolli xhiron 3.7 miliardë lekë për të riparuar veprat e artit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monumentet kulturore dhe veprat e artit në Shqipëri janë drejt rrënimit.  Edhe pse në listën e pasurive kulturore në Shqipëri ekzistojnë mbi 2 mijë monumente të kategorisë I dhe II, vetëm 206 prej tyre janë marrë në mbrojtje, duke lënë në mëshirë të fatit 90% të objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare, që rrezikojnë të mos ekzistojnë më.

Çdo vit Ministria e Kulturës, drejtuar nga Elva Margariti, rrëmben një sërë fondesh nga Buxheti i Shtetit për monumentet kulturore dhe veprat e artit, por shumë pak investime janë bërë. Tashmë fati i tyre ka mbetur në dorë të Dritan Agollit, kreut të FSHZH. Sepse Ministrja do e jetë e zënë më projekte më të mëdha.

Ai ka hapur garën për tenderin me objekt “Ndërhyrje për përmirësimin e Strukturave mbrojtëse, veprave të artit” në rajonet 3 dhe 4 dhe ka lënë në dispozicion vlerën  3.7 miliardë lekë.

Agolli flet gjithmonë me shifra të larta, por edhe abuzimet i ka po në ato nivele. Shpresojmë që këtë herët paratë të investohen vërtetë në veprat e artit dhe tenderi t’i besohet ndonjë kompanie që arrin të plotësojë kushtet. Sepse deri më sot situata është skandaloze.

 

Vepra arti të shkatërruara

Kujtojmë se në vitin 2019  Organizata “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” denoncoi shkatërrimin e një monumenti të mbrojtur kulture në Gjirokastër. Në një postim në Facebook, organizata e trashëgimisë kulturore shkruante “Gjirokastra: Banesa Taho, monument i kategorisë se II-të nuk është më. Duhet një kohë e gjatë, si dhe shumë mjeshtëri dhe mendime mbi atë se si të ruhet dhe restaurohet një objekt! Duhen vetëm pak orë ama për të shkatërruar 100 vjet histori”.

.

Asnjë fjalë nuk u tha nga ministria asaj kohe. Ndërkohë Ura e Zogut është drejtë shkatërrimit total.  Disa herë ka pasur protesta nga banorët, por qeveria vazhdon me gënjeshtra.

Sakaq kujtojmë se në vitin 2022 prurjet e shumta kanë shembur urën e vjetër të Bahçallekut në Shkodër. Ura e vjetër me 5 harqe e Bahçallekut ishte ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, sundimtari i Shkodrës. Ura ishte mbi Lumin Kir duke bashkuar dy lagje Bahçallek dhe Tabake. Në korrik të 2022 u premtuar se do të rikonstruktohet, por gjithçka mbeti në letër dhe u shemb në nëntor.

Kështu ka vepruar qeveria edhe më shumë monumente e vepra arti. Ndërsa Elva Margariti vazhdon me avazin e mburrjeve “Nga viti 2019 deri në vitin 2022 i janë nënshtruar restaurimit 169 objekte të trashëgimisë kulturore, të cilat janë realizuar me fondet e buxhetit të shtetit dhe të donatorëve”, tha ministrja në 30 janar të viti 2023, duke shtuar dyshimet se ku shkojnë paratë e marra nga buxheti i shteti. Ndërsa shpresojmë që këto miliarda që po shpenzon Agolli të jene efektive.

Dy vjet propagandë për ndriçimin e 15 kalave/ Margariti harxhon 3 miliardë lekë vetëm në dy prej tyre

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan AgolliELVA MARAGARITIFSHZHMONUMENTE KYLTUREtendervepra arti

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Bllokohen 8 mjete ‘Jet Sky’ në Shëngjin, gjobiten pronarët

Bllokohen 8 mjete 'Jet Sky' në Shëngjin, gjobiten pronarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com