GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe shtetit fqinj.

Të pandehurit janë Igli Kamberi, Ergys Kastrati alias Bishja, Nevila Kamberi, Idajete Kurti, Bardhok Gjergji, Lefter Nelaj, Edi Brahaj, Dituri Buzi, Saimir Pirra dhe Sokol Fusha.

Ata akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Si funksiononte skema?

Sipas SPAK, grupi kriminal ishte i përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në Italinë e Jugut dhe zona të tjera të vendit, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm transportoheshin drejt Shqipërisë përmes një rrjeti të organizuar korrierësh dhe shoferësh të transportit ndërkombëtar.

Shumat monetare fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura, ndërsa transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të parave që dërgonin.

Një nga episodet kryesore të dokumentuara është ai i 14 nëntorit 2024, kur në pikën kufitare të Muriqanit, u sekuestruan 680.595 euro. Paratë ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur në një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues Lefter Nelajn.

Rolet e të pandehurve

Sipas hetimeve, Ergys Kastrati alias Bishja dyshohet se ishte furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit, duke dhënë porositë për tërheqjen e parave në Itali. Igli Kamberi dyshohet se menaxhonte aktivitetin e trafikut të drogës dhe vendoste për destinacionin e përfitimeve financiare.

Ndërsa Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke u dhënë udhëzime për itinerarin, paketimin dhe fshehjen e parave. Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e shumave monetare, ndërsa Lefter Nelaj kryente transportimin e tyre drejt Shqipërisë dhe raportonte përmes fotografive mbi paratë e mbledhura dhe procesin e transferimit.

Nevila Kamberi, bashkëshortja e Igli Kamberit, sipas SPAK, administronte të ashtuquajturën “arkë” të grupit, duke vendosur për shumat, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri.

Dituri Buzi dyshohet se bashkëpunonte me të bijën, Nevila Kamberi, dhe Saimir Pirrën për transferimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë, duke qenë në dijeni të origjinës kriminale të tyre. Saimir Pirra akuzohet për transportimin fizik të shumave monetare në dy episode të dokumentuara, ndërsa Sokol Fusha dyshohet se transportonte para të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri.

Idajete Kurti, e afërme familjare e Igli Kamberit, dyshohet se shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave në banesën e tij, me qëllim shmangien e sekuestrimit.

 

Etiketa: grupine gjyqOgli Kamberi

Lajme të lidhura

Tabaku: E kthyet Shqipërinë në shtet policor, i ngjan pushtetit të Enver Hoxhës!
Aktualitet

Tabaku: E kthyet Shqipërinë në shtet policor, i ngjan pushtetit të Enver Hoxhës!

14:41 - 26/11/26
PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!
Aktualitet

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!

14:16 - 26/11/26
EMRI/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

EMRI/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

13:50 - 26/11/26
Para
Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!
Editorial

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26

Nga Gerti Çarçani Ende në “inkubator”, draft-ligji i sponsorizimit thuajse është një shashkë e madhe meritash dhe atributesh, teksa asgjesimi...

Lexo më shumë
Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)

15:08 - 26/11/26
Tabaku: E kthyet Shqipërinë në shtet policor, i ngjan pushtetit të Enver Hoxhës!

Tabaku: E kthyet Shqipërinë në shtet policor, i ngjan pushtetit të Enver Hoxhës!

14:41 - 26/11/26
PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!

14:16 - 26/11/26
EMRI/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

EMRI/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

13:50 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com